• |
ide | kryesore

Ngritja e SPAK-ut, KLP-ja vendos shtyrjen me 3 javë

Lajme, Të fundit


Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur të shtyjë me 3 javë ngritjen e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Zhvendosja e themelimit të SPAK-ut erdhi si pasojë e kërkesës së Komisionit të Posaçëm të KLP-së të ngarkuar me vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve, për miratimin e projekt-vendimit lidhur me një ndryshim në formën e një amendamenti nё Rregulloren “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Në marrjen e këtij vendimi, kanë votuar pro 10 anëtarë të Këshillit, me përjashtim të anëtares së 11-të, Nurihan Seitit.

 


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *