• |
ide | kryesore

Rikthehen “maskat” në Tiranë, dy grabitje gjatë natës

Lajme, Të fundit


Gjatë mbrëmjes së djeshme janë shënuar dy raste grabitjesh në kryeqyetet. Bazuar në informacionet paraprake të komunikuara nga Policia e Tiranës, një grup prej katër personash të maskuar dhe të pajisur me leva në duar, kanë grabitur një automjet të tipit “BMW” me targa “AA 880 HS” në fshatin Domje.

Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se pas grabitjes, “maskat” janë drejtuar për të humbur gjurmët në Fushë-Krujë. Sakaq, një vjedhje tjetër është regjistruar në një nga zonat më kyçe dhe më të populluara të Tiranës, në rrugën e Durrësit. Mësohet se disa persona ende të paidentifikuara kanë depërtuar në brendësi të një dyqani këpucësh në pronësi të shtetasit O. Ymeri, pasi kanë thyer xhamin, ku kanë vjedhur një sërë prej artikujve.

 


3 Comments

  1. Dje ne kronikat e para te lajmeve qendrore ne TCH ishin “shqetesimet” mucnsniste te disa dyqanxhinjve qe ankoheshin se nuk po u vini shume njerez ne dyqane nga frika e protestave…..
    Dhe ka te drejte drejtor Blush Tanitopi – rendi ka probleme pas protestave

  2. Zgjohuni fshatar injorant e bythpalar
    Krymat e kuq po ju vjedhin. Po ju tallin. Po ju injorojen
    Po ju shkaterrojen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *