• |
ide | kryesore

Vrau bashkëshorten gjyqtare, Apeli lë në “burgim të përjetshëm” Fadil Kasemin

Lajme, Të fundit


Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildese Hafizi, më 13 gusht të vitit 2017.

Në Shkallën e Parë të gjykimit, Kasemi pranoi autorësinë e vrasjes, duke shpjeguar se krimi ishte motivuar nga dyshimet për tradhti bashkëshortore. Kasemi i shpall fajtor edhe për akuzat “armëmbajtje pa leje” dhe “rrëmbim personi”.

Krimet e Rënda kërkuan që dënimi i Kasemit të shlyhet në një burg të sigurisë së lartë. 39-vjeçarja e ndjerë u qëllua nga i shoqi me 2 plumba pistolete teksa gjendej në automjetin e saj. Më herët, gjyqtarja kishte marrë edhe një urdhër mbrojtjeje, pas denoncimit të dhunës në familje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *