• |
ide | kryesore

Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri, polici i FNSH qëllon mbi kushëririn (EMRAT)

Lajme, Të fundit


Një konflikt mes kushërinjsh ka degjeneruar në të shtëna armësh ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin Pezë të Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e të shtënave, ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Enver Karaj,  i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer zbardhjen e rrethanave dhe të shkaqeve të ngjarjes. Mësohet se Polica ka identifikuar autorin e sulmit, shtetasin Flamur Karaj, i cili është punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), dhe është vënë në kërkim të tij. 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *