• |
ide | kryesore

Trump shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020

Planet



Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi se do të shpallë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

“Më 18 qershor do të shpall kandidaturën time presidenciale, së bashku me zonjën e parë, Melanie, zëvendëspresidentin, Mike Pence dhe zonjën e dytë, Karen Pence”, tha Trump.

Shpallja do të bëhet në një miting në Orlando të Floridës.

Trump do të shpenzojë mbi 30 milionë dollarë për zgjedhjen e tij, më shumë se çdo kandidat tjetër demokrat, veç 41 milionë dollarëve që presidenti ka kursyer në bankë.

Fondin më të madh nga kandidatët demokratë e ka senatori Bernie Sanders me 18 milionë dollarë.

Pavarësisht asaj se ende nuk e ka shpallur ofertën e tij, Trump tashmë ka nisur fushatën duke organizuar mitingje në shtetet e Pensilvanisë dhe Floridës. Presidenti amerikan ka arritur vlerësim më të lartë në dy vitet e fundit të presidencës së tij, 48%, sipas një sondazhi nga Universiteti i Harvardit./ata


1 Comment

  1. Ky Tramp-i,nuk dashka t’ja dije fare,se c’ka thene Rame,per te,bile as se c’ka ndermend te thote perseri,per rikandidimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *