• |
ide | kryesore

Bllokohet trafiku drejt jugut, përplasen tre automjete në Levan

Lajme, Të fundit


Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan, ku janë përplasur ‘kokë më kokë’ 3 makina. Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”, ku njëri nga automjetet ka hyrë në parakalim të gabuar dhe më pas është përplasur edhe me 2 makina të tjera.

Mësohet se i plagosur ka mbetur një prej drejtuesve të makinave, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Fier.

Trafiku është rënduar në të dy anët e rrugës, jo vetëm për shkak të aksidentit në fjalë, por edhe për faktin se shumë qytetarë drejtohen në jug të vendit për të kaluar fundjavën.


2 Comments

  1. Ja brenda 6 viteve te ardhshme Parrija do ta mbaroje rrugen “Anës-Fierit”, ose sic i thone borgjezet “bypass”.
    Partija keto 6 vjet eshte kujdesur qe kjo veper e rendesishme t’u çaje karin proletariatit dhe se shpejti, ne Pleniumin e 15, do te vendose qe ta perfundoje kete rruge.

  2. E pashe kete aksdident…, donte te parakalonte nderkohe qe trafiku ishte full dhe nuk kishte asnje lloj mundesie per parakalim.
    Idiot dhe gomar, ne burg dhe ti hiqet patenta. Edhe autobuzin me turist gjerman e tmerroj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *