• |
ide | kryesore

Atentat ndaj 41-vjeçarit dibran, në kërkim 2 vëllezër

Lajme, Të fundit


Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim dy vëllezër, të cilët në bashkëpunim mes njëri tjetrit dyshohet të kenë qëlluar me armë në drejtim të një makine që drejtohej nga një 41-vjeçar.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur në dorë. Dy vëllezërit janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. Sipas të dhënave të para, raportohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë shkaqeve.

“Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim policor dy vëllezër pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B.D. në qytetin e Bulqizës. Rreth orës 12.00, në vendin e quajtur “Unaza e Re,” Bulqizë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit B.D, 41 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në dorë dhe pasi ka marrë ndihmë mjekësore ka dalë nga spitali.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ekspert të D.V.P Dibër në bashkëpunim me Policinë e Bulqizës, është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve : A.T, 26 vjeç, dhe M.T, 32 vjeç, (vëllezër) si autorët e dyshuar të kësaj ngjarje. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona për kapjen e tyre”– thuhet në njoftimin e policisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *