• |
ide | kryesore

Ditëlindja e fundit/ Mësohen emrat e familjarëve që humbën jetën në aksident

Lajme, Të fundit


Një aksident me bilanc tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Elbasan-Tiranë.

Nga kjo ngjarje tragjike numërohen 3 viktima të së njëjtës familje dhe një i afërm i tyre mbeti i plagosur.

Burime zyrtare të policisë raportojnë se në afërsi të TEG-ut, makina me drejtues shtetasin A. A., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes humbën jetën Bardhok Bibaj, Valentina Bibaj dhe Florida Bibaj. U raportua se kishte humbur jetën edhe vajza e katërt, Xhuljana, por kur u dha njoftimi ajo kishte kaluar në vdekje klinike në spital, ndërsa tani ndodhet në gjendje kritike.

Raportohet se babai, nëna dhe dy vajzat e tyre kishin qënë duke festuar një ditëlindje në një lokal në Elbasan, para se të ndodhte aksidenti.

Pas festës, rrugës teksa ktheheshin në shtëpinë e tyre në Tiranë ata janë përfshirë në aksident.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *