• |
ide | kryesore

Biznesmeni i afërt me PS kapet në përgjime për blerje votash: Jepi të paktën 30-40 mijë lek për votë

Lajme, Të fundit


Biznesmeni, Bekim Krashi është përgjuar nga prokuroria teksa flet me një qytetar lidhur me blerjen e votave.

Ai i kërkon të dijë se sa lekë do të ofrojë për disa persona që kanë 3 deri në 5 vota. Por Bekim Krashi i bën të qartë që për u thotë të paguajnë 30 deri në 40 mijë lekë për një votë.

Përgjimi 15: Bekim Krashi me një person të paidentifikuar

Personi që do shesë votën: Alo

Bekim Krashi: Ça bëre?

Personi: O Bekim si je? A je mirë?

Bekim Krashi: Ça ke ba?

Personi: Si ja kalove?

Bekim Krashi: Hej

Personi: Tani doja të thoja pak për familjen e Halit Bashës

Bekim Krashi: Po

Personi: Ka tre vota

Bekim Krashi: Po

Personi: Por ai do diçka mo burrë. Si t’ja bëjmë ne?

Bekim Krashi: A ke komuniku me Naimin?

Personi: Po, jam konsultuar pak me të, por për Zotin nuk e di. Edhe për Fiqiri Bashën ka dy vota e i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë.

Bekim Krashi: Sa?

Personi: 50 mijë lek. Kështu më tha Fiqiriu.

Bekim Krashi: Kush është Fiqiriu?

Personi: Nuk e di sa e vërtetë është. Nuk e di sa është në letra.

Bekim Krashi: Do të shikoj unë, se do mi japin një me një letrat ato.

Personi: Po tani si do ja bëjmë? Çfarë mund të bëjmë ndonjë gjë për to?

Bekim Krashi: Unë tani jam në Peshkopi. Do të vij nesër e t’i jap ndonjë gjë.

Personi: Sa mund t’i japim për shembull? Sa mund të japim për Halit Bashën për shembull?

Bekim Krashi: Sa kanë ata, 5?

Personi: 3 vota ka Haliti dhe Fiqiri Basha ka 2 vota.

Bekim Krashi: 5?

Personi: He?

Bekim Krashi: T’ju japim 40 mijë lek apo 50?

Personi: 50 mijë lek për dy vota?

Bekim Krashi: Jo mor. Të paktën 40 apo 30 mijë lek për votë. Sa ka ai, 3 vota?

Personi: 40 mijë lek për votë?

Bekim Krashi: 100 mijë lek i japim atij që ka 3 vota. A dëgjo?

Personi: 100 mijë lek. Po këtij që ka dy vota?

Bekim Krashi: Atij ti japim 60-70 mijë lekë.

Personi: 70 mijë lek. Naimi ka thënë 50 me siç thotë Fiqiriu. Domethënë ti jap edhe 20 të tjera plus.

Bekim Krashi: Ata ku kanë patur shumë. Nëse nuk i ka dhënë 20, le ti japin 20 më shumë.

Personi: Po shihe këtë o burrë, se m’duket se janë tu abuzu me punë lekësh o Bekim, aman o burrë i dheut.

Bekim Krashi: Dëgjo o zotëri, mos më thuaj asgjë në telefon se më çmende. Telefoni përgjohet.

Personi: He?

Bekim Krashi: Po lëri këto diskutime me mua në telefon.

Personi: Kuptoj, kuptoj. Shihe vetë tani.

Bekim Krashi: Faleminderi. Mirupafshim

pergjimi 15 on Vidnews.


7 Comments

  1. Na cat karin me keto karlliqe. nuk ka shqiptar qe si di keto muhabete. te gjitha partit kan bler vota, LSI mban rekordin ne kete pun. nqs pd dhe ps bejn sikur kan ndonje ideal, lsi te gjen pun, te merr voten, te merr edhe nje perqindje te rroges (nje royalty per partin). Dmth kush behet me lsi e ka menjen ne tepsi. keta edhe moton e zgjedhjeve e kishin “voto ne te te rregullojm nje pun shteti”. ne vende te tjera, kush eshte i implikuar futet ne burg dhe partit distancohen direkt nga keta individ. na u skandalizu LSI se mori vesh qe ka shit blerje votash. u qifsha rracen parti bythe me njerez te liq. o Bashe nqs rri me ata , ata te sjellin vec ters. Largohu prej Mones, beji dalje sa sje von, se neser pasneser do jet teper von.

    1. Plako i ke rene ne koke, keta bejn sikur linden sot shqiptaret e nuk e kemi pare ca bente lsi ne 2017, leku leter

  2. e besoj se jan te verteta, nuk jan montime. Gjithashtu besoj se vidopergjimi i Like floririt eshte edhe ai i vertet. posht hajdutet dhe kriminelet. rroft shqiperia.

  3. Halit basha kusheriri I pare I lulzim bashes ky kishte mare dhe nga muli para per te votuar pd,por keta dhane 10mije leke me shume dhe keta votuan per ate qe dha me shume,normale

  4. “”’ Biznesmeni i afërt me PS “”””

    Po ne qofte se gjate pergjimeve te tjera ( nga cd e tjera ) ose gjate marrjes ne pyetje nga prokuroria te ketij biznesmenit del qe ai po paguan votat per LSIn .. cfare do thote Lapsi ?
    Se Bild nuk e shkruan ne asnje vend qe ‘ Biznesmeni i afërt me PS ‘ ..

  5. Kriminele Rilindas.

    Al Banja e Rames eshte nje narkoshtet.

    Kanabisi Kokaina dhe Heroina jane aktivitet kryesore te Rilindjes se Rames
    Trafikon kanabis kokaine dhe heroine
    Cdo droge trafikohet nga shqiperia

    Vjedh dhe varferon cdo shqiptar

    Vjedh vota vjedh shtetin vjedh prona vjedh njerezit vjedh cdo gje qe mund te vidhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *