• |
ide | kryesore

Damian Gjiknuri në përgjimet për blerjen e votave në Dibër/ I thotë drejtorit: Do të sjell ca tipa, janë problematik t’i kesh tek shtabi për çdo rast

Lajme, Të fundit


Damian Gjiknurit, ish-ministri i Energjetikes ka qenë pjesë e përgjimeve të publikuara sot nga BILD, ku flet me drejtorin e Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi për zgjedhjet në Dibër.

Gjiknuri i bën të ditur Arben Keshit se do i dërgojë një furgon me disa çuna, që janë problematik, te cilët do qëndrojnë pranë shtabit të PS-së dhe të jenë për çdo rast.

Përgjimi i Damian Gjiknurit me Arben Keshin

Damian Gjiknuri: Ça bohet?

Arben Keshi: Hiç.

Damian Gjiknuri: Ndonjë merak ndonjë gjo?

Arben Keshi: Do vijnë tani këta deputetët se kanë ardhur ata të PD-së.

Damian Gjiknuri: Do vijnë ata tani. Se kanë gjënë notën e aty.

Arben Keshi: Unë s’kam fjet fare.

Damian Gjiknuri: E di, e di. Do vijnë tashi.

Arben Keshi: Vëzhguesit e tyre janë të gjithë nga rrethet dhe askush si njeh.

Damian Gjiknuri: E di ashtu i kanë sjell ata se s’kanë besim tek te vetët.

Nejse do të çoj dhe ça çuna, ti kesh aty, një furgon tjetër.

Ti nis ça që të rrinë aty. Të jenë aty të shtabi jot për çdo rast, mos dalin ata, se janë ca se janë nga ata tipa problematik. Por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.


5 Comments

  1. D. M. TH. Meqe kan siell ata te fortet e tyre, dhe ne kemi tanet.
    C na that, sikur si dim se si funksionojn zgjedhjet te ne 25 vjet keto ndodhin.
    Pra mut njeri kak tjetri.
    Po kur te vi lideri botror basha, keto gjera nuk kan per tu lejuar. Se nuk do lejohen me zgjedhje. Do bej REPUBLIKEN E RE, qe do thot qe mbret behet familja Berisha, kurse basha do kontrolloj qe ne parajs te vej cdo gje ne rregull.

  2. Mire e ke ti por kush kapet e ha derrin. Te gjithe mund te pijne dhe te dalin ne rruge me makine por varet ke kap polici, keshtu dhe kjo pune

  3. PD beri kallezim, te cilit prokuroria i vari karin. Normal qe do vetembrohej me dhune PD pas kesaj. Ky eshte parim i thjeshte: Po nuk me mbrojte, do mbroj veten. Me vjen keq vetem qe nuk ja thyen turinjte ketij drejtorit qe flet me Ramen.

  4. E ku eshte problemi ketu ?

    Meqe po vijne te fortet e PDs … po te sjell dhe une nje furgon me ca te forte te PS ( problematike) …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *