• |
ide | kryesore

Shqiptari shpëton nga dëbimi në Zvicër nga testi i inteligjencës, më e ulët se një fëmijë 12-vjeç

Lajme, Të fundit


Një shqiptar 32 vjeç nga Kosova që jeton që prej moshës 7 vjeç në Zvicër, i shpëton dëbimit vetëm nga testi i inteligjencës, i cili i ka dalë tepër i ulët.

Ai ka pasur probleme me ligjin dhe është dënuar disa herë penalisht. Ndërkaq, në vitin 2014 atij i është shqiptuar një dënim prej dy vjetësh heqje lirie për sulm, rrezikim të jetës dhe shëndetit.

Po ashtu ai është i zhytur thellë në borxhe dhe merr ndihma sociale, shkruan sda.ch. Pa ndonjë profesion të përfunduar, ai sot sorollatet nga njëra zyre për punë të përkohshme në tjetren.

Sipas një raporti psikiatrik, kosovari ka vështirësi të theksuar në llogaritje, në të kuptuarit e teksteve dhe në lexim, transmeton albinfo.ch. Një test IQ (i inteligjencës) ka ardhur në përfundimin se ai ndodhet në shkallën e zhvillimit të një fëmije 9 deri 12-vjeçar.

Në gusht të vitit 2015 Zyra Kantonale për Migracion e Kantonit Baselland ia ka hequr lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër (Vizën C). Pas një shtyrjeje, Gjykata Kantonale e Basellandit vitin e kaluar ka marrë vendimin për dëbimin e kosovarit, përcjell albinfo.ch. Sa i përket lartësisë së dënimit dhe profilit prej personi me precedente, ai i përmbushte kriteret e caktuara të iniciativës për dëbim të të huajve me dosje krimi, të votuar nga populli i Zvicrës në vitin 2010.

Mirëpo, rasti i tij, sipas vendimit të Gjykatës Federale të Zvicrës, përbën një përjashtim. Më 27 maj të këtij viti, gjykata në fjalë, si shkalla më e lartë e gjyqësisë zvicerane, ka marrë një vendim për anulimin e dëbimit të kosovarit, transmeton albinfo.h.

Arsyetimi i këtij vendimi është: “Me një inteligjencë të një fëmije të moshës 9 deri 12-vjeçare, ai do ta ketë të vështirë të gjendet i vetëm në vendin e prejardhjes”. Ai, pra, nuk mund të sigurojë ekzistencën e vet në një gjendje të tillë.


8 Comments

  1. sandri ti paske intelegjencen sa ky,dhe sa te roshit e rames ndryshe do dallonin nje bark shtazenen ne muajin e 9.por ja qr ju RIDHJERSOT jeni edhe me idiot se ky kosovar.

  2. Mua nuk me duket lajm pasi ketu ne Shqiperi 90%e perkrahesve te PDse kete nivel intiligjence kane,perveç arit,i cili ka nje nivel intiligjence nen 0 vjeç,pra sa nje krriç gomari…

  3. Shqiptari i pare me certificate vërtetësie! Jo per gje por ne jemi me te zgjuarit, biles edhe personalitetet historike boteror jane me origjine shqiptare.
    Vaj medet çfarë erresire na ka pushtuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *