• |
ide | kryesore

Basha flet një ditë pas protestës: Kemi mbështetje ndërkombëtare

Lajme, Të fundit


Kreu i PD, Lulzim Basha një ditë pas protestës ka dalë në një deklaratë për të falenderuar të gjithë pjesëmarrësit në protestë.

Pjesë nga fjala e Bashës.

Dua të shpreh mirënjohje dhe respekt për të gjithë ju që morët pjesë dje në manifestimin e jashtëzakonshëm qytetar kundër regjimit të Edi Ramës.

Ishim të gjithë shembull i qytetarëve të përgjegjshëm dhe i kurajës për të patur një qeveri që buron nga vullneti i njerëzve dhe qeveris në interes të njerëzve. Dua të falenderoj mijëra shqiptarë në Shqipëri, dhe bashkëatdhetarët që jetojnë kudo në botë për mesazhet e mbështetjes që më kanë dëguar dhe në emër të tyre ju përcjell bindjen se përpjekja jonë është jo vetëm me rëndësi kombëtare, por ka edhe mbështetje kombëtare.

Basha zbulon skemën e Ramës për të harruar skandalin e vjedhjes së zgjedhjeve: Duan ta paraqesin situatën si normalitet, që të harrohet

Prej disa ditesh në hapësirën publike shqiptare po zhvillohet një fushatë agresive nga Edi Rama dhe makineria e tij prej milona eurosh e propagandës për të shpërqendruar opinionin publik dhe mbuluar krimet e rënda që kanë ndodhur në bashkëpunim mes qeverisë dhe Partisë Socialiste, dhe krimit të organizuar.

Kjo propagandë është një kopje e parimeve dhe metodave të propagandës naziste për të justifikuar krimet shtetërore.

Qëllimi i parë i propagandës është mohimi në mënyrë flagrante se në Dibër dhe në Durrës kanë ndodhur krime, duke e paraqitur marrëdhënien dhe bashkëpunimin krim-politik si marrëdhënie të pafajshme, pa qëllime kriminale.

Me një arrogancë dhe shpërfillje ekstreme ndaj zgjuarsisë së njerëzve, bisedat për koordinimnin e vjedhjes të zgjedhjeve mes kokave politike të vendit me vrasës e trafikantë e të tjerë po shiten si biseda të pafajshme të politikanëve me votues apo të drejtuesve të qeverisë dhe vartësve të tyre.

Një linjë tjetër e propagandës kriminale qeveritare dhe mercenarëve të tyre është relativizimi i krimeve që kanë ndodhur.

Përmes pretendimit se vjedhja e zgjedhjeve nuk është gjë në lidhje me krimet e tjera të politikës. Si pjesë e kësaj strategjie sulmohet opozita, deri edhe me akuza të montuara politike, që qytetarët të mendojnë se janë të gjithë njësoj dhe marrëdhënia mes vrasësve dhe trafikantëve me qeveritarët nuk është ndonjë tmerr i madh.

Qëllimi tjetër i propagandës me frymëzim gëbelsian të qeverisë është paraqitja e situatës si normale. Ka një përpjekje për ta trajtuar vjedhjen e zgjedhjeve si dicka të zakonshme, si dicka normale, me shpresë që do kalojë dhe do harrohet.

Këto teza i përhapin vetë njerëzit e përfshirë në krim dhe të gjitha levat e tyre në media dhe në jetën publike.


12 Comments

  1. Po cfare nderkombetaresh me, cfare? Ka nje vit muaj qe sta hap njeri deren.

    Mitingu shembull qytetarije….. Po me ke kujton se po flet mer palle.

    Po e provove me shtiza e bomba molotov, me hunj e shkopinj. U paralajmerove qe PDja do futet ne nje kategori me hesbollahet dhe prandaj ndrove rruge. Edhe ajo baxhella e LSI nxitoi per tu distancu nga dhuna.

    Shkurt jeni bo palaco qe as te qi e as te len. ME ty perballe Edi rri dhe 100 vjet.

  2. Shko or derdimen. Ke genjen ti. Nje deklarate ne favor tend nuk ka. Sjellja juaj, eshte ordinere, dhe e pare rendom ne keto 30 vjet. Ju jeni i shkolluar ne Hollande. Ne vend qe te sillnit nje fryme europiane, u fute ne nje rreth dhe cikel te pakuptimte.

  3. I paemer 1 dhe 2 kaq pak ju kanë paguar sot……. shumë pak komente dhe shumë vaket…… Po na zhgenjeni…

  4. Te shofim dhe te zgjidhim vete te gjithe bashke hallet tona. Se edhe nderkombetaret krimi i blika. Drejtsia gjykatat kush ben te paguaj. Jane mbushur burgjet me fukarenj. Po drejtsine ja u ka kap krimi lul. Shifni mire ca do beni.

  5. Ky i shkreti shikon endrra dhe diten dhe na i tregon ne naten,qe dhe ne shpellaret te shikojme endrra naten dhe te fleme gjume diten,shko ne prokurori dhe fol or lulu,cliro veten duke treguar gjithcka ke bere ne keto 12 vjet ne pushtet,dhe hollandezez do ti behej qefi

  6. Shikoni 2 komentet e para te te paemrit. Kane diference vetem 5 minuta dhe te njejtin stil shkrimi qe do te thote se eshte i njejti person qe i ka shkruar. Por me e rendesishmja ne ato shkrime eshte se do t’iua mbushe mendjen njerezve se sa i budalla eshte. Nuk me intereson Basha si kryeminister, biles nuk me intereson fare emri i kryeministrit te ardhshem. Thjesht me intereson qe vendi im te kete shtet dhe jo banda qe e shkaterrojne cdo dite. Por te merresh me Bashen ne kete moment, kur pas gjashte vjetesh ne kete vend jane vjedhur miliarda euro, te justifikosh vjedhjet, padrejtesite, trafikun e droges, krimin e organizuar qe po ia merr frymen vendit, e te merresh me opoziten ne kohe qe shqiptaret po vuajne per çdo gje duke mbrojtur te pambrojtshmen, do te thote se ose je pjese e ketyre bandave, ose je aq budalla sa te genjejne me nje hamburger e nje shishe uje.

  7. Nuk ka faj luli more , e mashtrojne keta qe mban afer. Degjoni per shembull Clirim (Rustem ) Gjaten. Keta lloj monstrash e marrin ne qafe

  8. Ti me emer nuk te intereson lulu por ti flet fjale per fjale qe luluja ka thene ne keto 5 muaj dhe me qe lulu nuk te intereson ti e perserit prape fjalet e tij,te sugjeroj te besh nje xhiro te gjate neper qytete dhe do shikosh si jane vjedhur miliardat qe ti thua,por po te qendrosh pas bythes se luluse nuk kupton asgje cfare eshte bere ne keto vite,kur qytetet te lena ne germadhe nga salihu i luluse ju kthyen banoreve te tyre,tani dhe me 5 milion turiste,por ti vazhdo te qendrosh te bytha e luluse

  9. I paemer i ores 8:18. Se pari nuk flas me fjalet e Bashes sepse ne ndryshim nga ti, kam nje llogjike dhe di se cfare flas. Nuk ka nevoje te me mesoje kush se cfare behet ne ate vend, kur degjoj pergjimet te cilat megjithese te perkthyera me titra ne anglisht dhe gjermanisht, e folura eshte ne shqip. Shqipen e kam gjuhe te nenes dhe normalisht qe gjuhet e tjera qe flas i kam mesuar pas shqipes dhe duke u bazuar tek kuptimi ne shqip i fjaleve. Pra, duke degjuar ato pergjime me ben cudi se si ka ende njerez qe flasin me mendjen e te tjereve dhe me e vogla qe mund te them, bejne cmos te duken budallenj. Justifikoj p.sh. Fred Pezen se kujtdo t’i thone flit budallelleqe se nuk t’i prekim ato nje milion dollaret qe nuk dihet si i ke vene (po flasim per nje milione dollaret qe dihen se per ato qe nuk dihen nuk kemi te drejte te flasim), mendoj se do te sillej ne te njejten menyre. Po te bej nje pyetje per turizmin, une vitin e kaluar kam ardhur 11 here ne Shqiperi, a konsiderohem 11 here turist? Ne permbyllje, nese menyra ime e te folurit tr te ngjason me ate te Bashes, duhet ta dish se ne cdo vemd te botes opozita ka te drejte pasi rreziku vjen nga qeveria. E di qe kete koncept e ke te veshtire ta ngulisesh ne koke, sepse e ke shume problem te shkepusesh trurin nga aty ku e ke lidhur, por te jrsh i sigurt se ne vjeshte, sapo Basha te behet kryeminister do jem kunder tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *