• |
ide | kryesore

Basha zbardh skemën: Si e përdor Rama propagandën naziste për të mbuluar skandalet

Lajme, Të fundit


Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se kryeministri Rama, me propagandë, po përpiqet të largojë vëmendjen nga dalja e përgjimeve për blerjen e votave. Në një konferencë për mediat, Basha u shpreh se asgjë nuk do të harrohet, duke theksuar se e vetmja mënyrë për ta mposhtur, është shprehja e së vërtetës.

“Prej disa ditesh në hapësirën publike shqiptare po zhvillohet një fushatë agresive nga Edi Rama dhe makineria e tij prej milona eurosh e propagandës për të shpërqendruar opinionin publik dhe mbuluar krimet e rënda që kanë ndodhur në bashkëpunim mes qeverisë dhe Partisë Socialiste, dhe krimit të organizuar.

Kjo propagandë është një kopje e parimeve dhe metodave të propagandës naziste për të justifikuar krimet shtetërore.

Qëllimi i parë i propagandës është mohimi në mënyrë flagrante se në Dibër dhe në Durrës kanë ndodhur krime, duke e paraqitur marrëdhënien dhe bashkëpunimin krim-politik si marrëdhënie të pafajshme, pa qëllime kriminale.

Me një arrogancë dhe shpërfillje ekstreme ndaj zgjuarsisë së njerëzve, bisedat për koordinimnin e vjedhjes të zgjedhjeve mes kokave politike të vendit me vrasës e trafikantë e të tjerë po shiten si biseda të pafajshme të politikanëve me votues apo të drejtuesve të qeverisë dhe vartësve të tyre.

Një linjë tjetër e propagandës kriminale qeveritare dhe mercenarëve të tyre është relativizimi i krimeve që kanë ndodhur.

Përmes pretendimit se vjedhja e zgjedhjeve nuk është gjë në lidhje me krimet e tjera të politikës. Si pjesë e kësaj strategjie sulmohet opozita, deri edhe me akuza të montuara politike, që qytetarët të mendojnë se janë të gjithë njësoj dhe marrëdhënia mes vrasësve dhe trafikantëve me qeveritarët nuk është ndonjë tmerr i madh.

Qëllimi tjetër i propagandës me frymëzim gëbelsian të qeverisë është paraqitja e situatës si normale. Ka një përpjekje për ta trajtuar vjedhjen e zgjedhjeve si dicka të zakonshme, si dicka normale, me shpresë që do kalojë dhe do harrohet.

Këto teza i përhapin vetë njerëzit e përfshirë në krim dhe të gjitha levat e tyre në media dhe në jetën publike”, tha Basha.


13 Comments

  1. dhjerjes se stalinit i kan shperthyer ujrat e zeza ne ze kater anet,nuk esht larg kur qelbi rama ta shpall vehten kryeqenef botror.

  2. Mbas festes se 1 majit me protesten ku dhe hollandezja u be pjese e festes,sot ky lulu flet per voten,po sot per kujtese te shpellareve te shohin videon me ze dhe figure si ristani I salihut vodhi votat ne kuti ne zgjedhjet e vendore te 2011 ku ky lulu u kryekari i bashkise,dhe sot flet per zgjedhje te vjedhura ne katunet e dibres,po me te qenurit i pandehur per lobimin e parave ruse ku je pse nuk flet,po me thirrjen nga gjykata per milionat e tojotes,se dhe belget kane pune me ty opo jo lulu,ke detyrim te shpjegohesh

    1. o i paemer perfitoni nga anonimati , po mos harro servilizmi juaj nuk do ta beje te perjetshem ate bolen qe keni zgjedhur tju leje pa buke , zografi do mbaroje shume shpejt udhetimin e tij ne qeveri

  3. Nuk e marr vesh perse propaganden e peshtire te Rames e krahasojne me ate te Nacional Socialisteve. Nacional Socialistet e Hitlerit nuk shperdoronin fondet publike me pazare per te vjedh, nuk benin pazar per te dhene toka te Gjermanise por per te marre, nuk e mbytshin popullin me taksa por i dhane zhvillim e permiresim te ndjeshem nivelit te jeteses, e kthyen Gjermanine ne superfuqi. Cfare te krahasosh me bijte e komunisteve e nacionalsocialisteve Gjermane (Nazist eshte fjale denigruese e shpikur nga armiqte e Gjermanise e nacional socializmit). Ne dac tu pelqeje apo jo fakti eshte fakt se mir apo keq Nacional Socialistet kishin plane ambicioze per Gjermanine, gjithcka e benin per te miren e Gjermanise e popullit Gjerman jo per perfitime vetjake duke vjedh popullin e vet..

    1. Nazistet per te mire te popullit te vet dogjen dhe shkaterruan gjysmen e botes, duke perdorur edhe propaganden gebelsiane, koqe

    2. Per sa kohe gjermanet nuk hyne ne krahinen e Sudeteve,ne Poloni,pra para fillimit te invasioneve pushtuese,papunesia ne vend ishte 0 %.
      Asnje person i vetem i pa pune!!
      Pra a mund te krahasohet milingona me elefantin!!??
      Propaganda PS-iste asht e deshtuar.Tellalli i tyre Don Edvin Ramos asht thjesht nje klloun i percudnum!
      Shqiptaret si teme te dites ne diskutime,kane se si te ikin sa ma shpejt nga ai vend, ku shanset per nje pune TE NDERSHME jane 000%!!
      Perbindshi cuditrisht,here shndrrohet ne milingone e here rikthehet ashtu sic asht!!
      Paftyresia e tij e detyron te nderroje trajtat!
      Lajkaton e ironizon,tallet e neverit,percmon e sulmon, viktimizohet e shantazhon…
      A ka doktor psikiater qe e kupton kete te pa forme!!!???

    3. MOS NGATERRO KEKUN ME BYREKUN . HITLERIANET ISHIN NE GADISHMERI TOTALE PER TE MIREN E GJERMANISE DHE GJERMANEVE . NE GJERMANI EDHE NE ORET E FUNDIT TE PRILLIT 45 U PUSHKATUAN USHTARE QE BENIN DALLAVERE APO KORRUPSION . ATA JANE PER TU NDERUAR PER MORALIN ,DISIPLINEN DHE DASHURINE PER GJERMANINE .

  4. Mos u shqeteso per propaganden e rames, se nuk e beson njeri. Si do ja bejme me instrumentat e vertete te fuqise ramiane: leket dhe te fortet, kete na thuaj.
    Ti nuk ke faj o vlla, se u zgjodhe si lider politik dhe te vune perpara bandite, por duke qene se vazhdon ta pranosh pergjegjesine per t’u perballur me banditet, duhet te shnderrohesh ne nje tjeter lloj lideri; i tille qe nuk orienton bashkimin e mendjeve dhe shpirtrave, por bashkimin e fuqise fizike. Nese nuk e ben dot, dorhiqu.
    Gandi, rezistencen paqesore e bente kunder anglezeve te civilizuar. Nuk di ndonje model suksesi ndaj bandave, te bazuar ne rezistence paqesore.
    As aparati enverit nuk kishte nga kategoria e vrasesve qe ka mbledhur Edi Rama.

  5. Shikoni videon e ristanit duke vjedhur votat per lulune me urdher te Arturo ui salih live ne tv diten me diell,lulu mos fol per vota te vjedhura ne katunet e dibres,ti je kryekari bashkise me vota te vjedhura,ti je kryekari i pare PD me vota te vjedhura,shko ne hollande e mos na cane trapin ketu,ose ne prokurori dhe hapu qe te shpetosh shpirtin katran qe ke

  6. O lul meruni me km si administrator i paguar nga te gjithe ne i parave publike. Dhe mos u merni me ramziun. Por me km e shqiprise. Se jeni bere si grate e keqia. Te tjera nuk na interesojne.. nuk kemi interes fare po fare fare per kete person fare hic. Parate ku jane pse ky popull kaq i varfer. Shifra shifra jo lloqe. Ai tha ai beri ai keshtu ata ashtu. Nuk na interesojne. Hyrini thell gjerave e lerini lloqet. Se me lloqe nuk shtyni dot me asnje prej jush.

    1. O I paemer i 11:55
      Po pse ti akoma nuk e ke marre vesh se ku jane parate e shqiptareve!!!???
      Mund te mos jeshe ne Shqiptari dhe prandaj edhe mund te mos jeshe i informuar!?
      Ka kohe qe flitet dhe po zhvillohen hetime per vjedhje me koncesione,miljona EURO,
      PPP, tendera te fshehte me nji grup te vogel prane PS-se dhe km,50 mij leksha ne zgjedhjet e 2017-tes ne te gjithe Shqiprine,
      Rruge me vlefte statosferike per 1,7km=36.000.000!?…E te tjera !!??
      KETO JANE LLOGJE !!!???

  7. Mos prit nga nje kukull qe Arturo Ui salih luan si ti doje bytha,ai e vuri ai do e heq,ju nuk beni dot gje se ju ka Tredhur salihu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *