• |
ide | kryesore

Open Data Albania: Rritet fondi publik në adresë të fushatës së PS

Lajme, Të fundit


Përmes Transaksioneve të Thesarit Partia Socialiste ka arkëtuar fondin për fushatën zgjedhore për zgjedhje vendore 2019. Pagesa është ekzekutuar në datën 21 qershor 2019. Deri tani vetëm Partia Socialiste ka bërë kërkesën dhe ka tërhequr shumën e alokuar.

Transaksioni financiar është në vlerën 40 868 137 (dyzet milion lekë e tetëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tridhjetë e shtatë) Lekë

link http://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2015/pay_cat/6044009/from_date_reg/2019-06-16/to_date_reg/2019-06-21

Mos pjesëmarrja e Partive Parlamentare ish Opozitare PD dhe LSI rrit pjesën e financimit me fond publik për partinë Parlamentare PS. Në vitin 2017 fondi publik për PS ishte vetëm 28 milion lek. Më herët pagesa nga Thesari i Shtetit për Partitë Politike janë disa dhe ato përkojnë me fonde vjetore sikurse fonde mbështetëse për fushatat zgjedhore.

http://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2015/pay_cat/6044009

Duket se mungesa e Partive Politike ish parlamentare si PD dhe LSI në këto zgjedhje ka sjellë favorizim të Partisë Qeverisëse, PS duke krijuar një tjetër strukturë të ndarjes së fondeve në dispozicion të partive parlamentare./ Open Data Albania


3 Comments

  1. po te isha basha e berisha do te shuaja te gjith partin do ftoja popullin qe te ik i teri dhe ti mbeten nja 30 mi frroka,ndok,ruqa,baba taka,avdylaj,ymer lala,rosha,edvina,balla dosha e ter qelbesirat.do ti ftoja te kerkojn azyl ne ambasadat e us avdylaj,osce e ymr lales,soreca edvin etj.ky shet ka maru.kriminelet jan zgjuar.ikni sa nuk ju morri shpirtin edvin azil tash keni shanc,kudo ne evrop.mjaftoni te merrni inqizimet e bild zeitung,de burgosjet qe po bejn kriminelet polic.ikni kush nuk esht mut edvini,balle etj.ikni pas 30 qershorit esht von.vendoset diktatura.

  2. Ky vend eshte thjesht nje habitat ku shumohen grykesit e cakenjte.

    Nuk e kuptoj kete veprim idion nga mendje te semura. E pse u dashka qe fondet ti kalohen partise qe hyn ne zgjedhje?! Cdo parti te kete fondin e caktuar. Nqs nuk hyn ne zgjedhje, parate kthehen ne thesarin e ketij rrumpalles shtet.

    Pse u lodhen keta duke bere fushata?! Thjesht marrin nga tufa disa dhenj dhe i bejne te duartrokasin kryebariun. Asnje nuk kerkon llogari, asnje nuk e pyet kryebariun se kush jane arritjet gjate ketyre viteve te stanit qe drejton. Duartrokasin, qeshin dhe valvisin flamuj! Se cfare eshte premtuar dhe nuk eshte bere, se rruan njeri. VK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *