• |
ide | kryesore

Rama në delir: Opozita do të marrë Noc Rrokun në 30 qershor

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama vijon fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit. Teksa ndodhej në Konispol për prezantimin e kandidatit të PS-së Rama u shpreh se Qeveria do të financojë çdo gjë, dhe Konispoli nuk do të jetë kurrë vetëm. “Do financojmë që turistët të vijnë dhe të shijojnë mrekullitë e zonës dhe trashëgiminë kulturore të vendit. Madje dhe ato që janë në emigracion, ti vënë shtëpitë e tyre në shërbim të agroturizmit, sepse do të fitojnë më shumë se ç’fitojnë me punën e tyre në emigrim.”

Kryeministri u shpreh se 30 Qershori do të jetë fitore e madhe. “Nuk ja vlen të dëgjosh çfarë thotë filxhani i Monika Kryemadhit. E shihni me 30 Qershor.”

“Populli zgjedh me votë. Ata vendosën të mos hyjnë në zgjedhje. Kjo është vendimmarrja e tyre dhe nuk i kanë bërë nder Shqipërisë. Shqipëria do ta kapërcejë këtë krizë dhe ata do të paguajnë për këtë. Një njeri të ka dhënë votën, por ti s’mund ta përdorësh si një leckë mandatin e atij që të votoi. Nuk mund të dalësh mes turmës dhe të nxjerrësh para gjaknxehtët budallenj ose të sinqertë e më pas të shkojnë nëpër burgje.

Kjo është një pabesi të marrësh votën e njerëzve dhe ti braktisësh ata që të kanë dhënë votën, për hallet e tua. Kjo është pjesë e një plani ogurzi, për ti bërë Shqipërisë një të zezë duke e kthyer në një njollë.Kemi një katërshe që bën gjullurdi. Saliu, Luli, Iliri dhe fallxhorja. Ata bëjnë të pamundurën për ta hedhur në erë çdo gjë. Nuk kanë popull mbrapa. Ata që s’na duan janë në të drejtën e tyre. Por katërshja e famshme nuk duan Shqipërinë dhe kanë plane ogurzeza.

Ata duan ti marrin të gjitha me dhunë por “Noc Rrokun” do marrin. Ata dhe kushdo tjetër që nuk duan të kuptojnë që e drejta për të qeverisur jepet nga populli dhe hiqet nga populli, nuk jepet me vendim partie dhe nuk hiqet se vendos një parti të ta heqi”- u shpreh Rama.

Ndërsa për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, Rama u shpreh se “u ruajtën përgjimet e shpifura për t’ja shpifur Shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Pse ata morën përgjimet e shpifura dhe i ruajtën për këtë periudhë. Pse përgjimet dalin në gjermani dhe nuk u hetuan kurrë. Nëse do të ishin arsye për hetim do ishte bërë hetimi. Nëse ka prova do ishin ndëshkuar fajtorët. Ktu e ka fajin drejtësia dhe jo politika. Ruajtën përgjimet e shpifura për tja shpifur Shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Për politikë populli shqiptar është i pari. Sa merren shqiptarët me politikë smerret asnjë popull në botë.”-deklaroi Rama nga Konsipoli.


12 Comments

  1. E paska thene qarte fare: Nuk ka faj hajduti, por rojtari.
    Besoj ka pas nje standing ovation nga publiku idiot shetites.

  2. Dy pika kryesore nga ky fjalim.
    E para eshte se nuk mund t’i tradhetojme ata qe iu kemi blere voten ose qe iua kemi marre me presion te fortesh apo duke i kercenuar me buken e gojes.
    E dyta Ata njerez nuk mbajne asnjefare pergjegjesie morale pra morali nuk ekziston dhe drejtesua e re eshte maskaralleku i rradhes.
    Shkurt hesapi kuptojeni vete se cfare km keni ne ne Shqiperi.

  3. O rame sa qeke plakur o lali rrezik saliu te del ne enderr me rruspat para shtepis shiko veten plako se spiropali gjen skenderbe tjeter

  4. ju ka ber koka rames sa e dy derrave,vetem mut ne tru ka,kokaina ja ka demtuar ter leshrat ne kok,sepse ky kurr nuk ka pas tru ,si i pa emer.

  5. O Rama te paska mare malli per zgjedhjet si ne vitin 1946 qe bene komunistet. burgosje,vrasje, internime e dhune diktatriale u bene mbas zgjedhjeve. Ta mer mendja se do ta perserisesh historine?

  6. A eshte njeri ky qe i thot popullit vet se k…. ke per te mar ne 30 qershor e pra ky esht fundi i gjese ,por edhe duhet pat parasysh me ca ka te bej keshtu ne nje fare menyre mir na e ben paskemi qen populli leshi kur na ngop me ate dhe KM po ne stadhjavros te veme

  7. Po fyen nje komunitet te tere katolik !Nese ke urrejtje per ate pjese te Shqiperise qe nuk te do,nuk te do dhe pike,maskara,nuk ke pse etiketon organin seksual me frymore dhe nga nje komunitet i madh ne kete vend !!!Pse nuk thua demokratet do marrin Taip Erdoganin ????Jozefina si e mendon nje shperfytyrim human te tille ?Po Paozzi,mekembesi i mero mostres,ordinanca plehre ?Ti je pervers edvin,i semure rende fare,perbindesh,djalli vete !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *