• |
ide | kryesore

Basha për REL: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit


Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Lulzim Basha thotë se nuk ka dalje nga kriza politike në Shqipëri “pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion” dhe se ky është kushti i panegociueshëm i opozitës.

“Kriza politike ka tre dimensione, kapjen e gjithë pushteteve në një dorë, ajo që njihet si autokraci. Publikimet më të fundit të Bild dëshmojnë se kemi shkrirjen e krimit partisë në pushtet dhe institucionet në një. Zgjidhja nuk mund të kalojë me marrëveshje dhe thjesht me pazar mes palëve. S’mund të ketë zgjidhje pa drejtësi, pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve që bashkë me kriminelë kanë vjedhur zgjedhjet e kanë ngritur një qeveri ilegjitime”,- shprehet Basha.

Basha ripërsëriti se zgjedhje më 30 qershor nuk mund dhe nuk do të ketë me një parti të vetme dhe se ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog të brendshëm politik është vetëm “hedhje hi syve” të qytetarëve.

“Vendimi ynë pa dyshim i paprecedentë, u zbulua të ishte vendim i vërtetë sepse gjithë bota e ka parë që Parlamenti shqiptar, qeveria shqiptare nuk janë produkt i votës së lirë por të shkrirjes në një të partisë në pushtet me elementë të krimit të organizuar.

Ftesa për dialog që bëhen për sy e faqe nuk janë ftesa por bëhen sa për sy e faqe për t’u hedhur hi syve shqiptarëve. Në krizën aktuale është e qartë se shkaktari kryesor është zt.Rama që për pushtetin e tij ka lidhur pakt me krimin. Në Shqipëri, zgjedhjet janë vjedhur në të gjithë territorin, nga Durrësi në Dibër, nga Shkodra në Lezhë, në Vlorë dhe kudo rrjetet kriminale kanë bashkëpunuar me PS-në për vjedhur zgjedhjet.

Së dyti, vjedhja e zgjedhjeve është bërë me të gjitha metodat, me blerjen e votave, me mbledhjen e kartave të identitetit, me ndalimin e votuesve të opozitës për të shkuar për të votuar, me frikësimin e tyre, me frikësimin e administratës publike, me përdorimin e policisë së shtetit.

Pra janë përdorur të gjitha metodat për të vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet. Së treti është përfshirë e gjithë kupola shtetërore nga kryeministri tek polici apo mësuesi i thjeshtë që kërcënoheshin me bukën e gojës nëse nuk shërbenin si kamikazë politikë për të vjedhur apo për të blerë vota për partinë në pushtet.

Së treti, në këtë ndërmarrje janë mobilizuar të gjithë kriminelët e Shqipërisë, nga bosët e krimit të organizuar, nga Ymer Lala, Bajrët, Shullazët me shokë deri tek kriminelët më të rëndomtë janë bërë njësh me Partinë Socialiste për blerjen e votës.

Radiografia që i bëri BIld blerjes së votës në Shqipëri, nuk është thjesht një shtet i kapur në krim, por një shtet i shtrirë në krim. Asgjë nuk do ta zgjidhë këtë krizë pa u ndëshkuar hajdutët e votave qofshin kriminelë të rrugë apo politikanë të bërë njësh me krimin. Ky është një kusht i panegociueshëm, jo thjesht për opozitën. Nëse nuk arrijmë këtë, nga kjo krizë do të shkojmë në një krizë akoma më të thellë.

30 qershori nuk është një datë zgjedhjesh, votime ka edhe në Korenë e Veriut. Për liri dhe demokraci flet edhe Maduro i Venezuelës, procese farse mban edhe Berdimuhamedov i Turkmenistanit, po këto nuk janë standarde perëndimore. Nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën, nuk mund të ketë zgjedhje pa kandidat.” – shprehet Basha.


7 Comments

  1. Mundesia ligjore per t’i denuar kriminelet e votave eshte pothuajse e humbur. Ai ishte qellimi i rilindasve dhe ja dolen. Nuk mund te kthejme permbys sistemin ligjor per t’i denuar. Nuk do te ishte e ndershme dhe e drejte.
    E drejte dhe e ndershme eshte qe keto njerez te dhunohen fizikisht. P.sh, Ymer Lala ka nje lokal ne mes te bllokut. Cfare ju pengon ta rrafshoni, si fillim?

  2. Zgjedhje do kete me 30 qershor dhe kush do voton kush nuk do rri ne shpi,une per vete do ushtroj te drejten time kushtetuese per te votuar dhe po pati bythe njeri te vije te me pengoje….

  3. Jo vetem qe nuk kam bythe ta bej, por as ta them me emer dhe mbiemer. Pse? Se shteti eshte i nje vrasesi si Ymer Lala. Si luftohet shteti Ymer Lales? Ashtu sic thote kushtetuta amerikane, pra duke u armatos qytetaret. Njerezit i komplikojne shume gjerat qe jane te pastra si drita e diellit. Ne Paris u shkaterruan lokale vetem pse hanin politikanet, qe eshte e gabuar. Ama nuk mund te bej karshillek ne mes te qytetit bari i nje vrasesi dhe kercenuesi qytetaresh.
    Bythe duhet te kete luli, se ai po pretendon qe udheheq luften kunder ymer-shtetit.

  4. Pabuksi i paemer e drejta jote dihet..Kujdes edhe krevatin..Te gjitha te drejta mbaj.Shko puno o i deshperuar e shpirt keq

  5. Neri mer dhe zanen dhe shko lufto ne ke bythe armatimin ta dha salihu ne 97,zanen leje te semafori vete shko lufto,por ju shpellare qe u kthyet nga festa e lulit si gjela Qyrrs,vetem fjale e kar ne bythe keni qef,zana qenka zhvirgjeruar diten e festes

  6. Ymerit nuk kam cfare t’i bej vetem, ama ty bytheqire i vogel, do t’i shkerrmoq koqet po me dole perballe.
    Armet e 97 i moren bandat e PS si zakonisht. Ne 45-en erdhet ne pushtet me banda, ne 97 me banda, ne 2013 me banda, ne 2017 me bandat.
    Por, mos u ndjeni shume te forte, sepse demokratet do te ndergjegjesohen. Sot e drejta e Zotit eshte me demokratet. Shqiptaret duhet te bashkohen me demokratet. Shqiptaret dhe demokratet duhet dhe do te bashkohen me parimin qe mban ne ekuiliber boten: “Sy per sy dhe dhemb per dhemb!”.
    Por ti mos u shqeteso, se ti je nderkohe sy plasur dhe dhemb rene. Je per meshire dhe jo per t’u dhunuar. E terheq ate qe thashe ne fillim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *