• |
ide | kryesore

Vdes tragjikisht shqiptari në Greqi, plagoset rëndë një tjetër

Lajme, Të fundit


Një aksident tragjik i ka marrë jetën mëngjesit të sotëm një 40-vjeçari shqiptar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta të mëngjesit të sotëm në Trikala.

Makina me të cilën udhëtonte shqiptari është përplasur me një shpejtësi të fortë me një shtyllë ndriçimi, duke u shkatërruar plotësisht. Makina është thyer në një grumbull hekurishtesh, shkruajnë mediat greke si Tanea. 

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëses. Këta të fundit, nxorën nga mjeti një të plagosur, gjithashtu shqiptar 40-vjeçar.

Ai është transportuar për në spitalin e Trikalas. Gjithashtu, edhe i ndjeri është shoqëruar për në morg me ambulancë për t’iu nënshtruar procedurave ligjore të rastit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *