• |
ide | kryesore

Meta sërish thirrje për reflektim: Dialog për zgjidhjen e krizës politike

Lajme, Të fundit


Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka bërë thirrje palëve politike të ulen sa më parë në dialog për zgjidhjen e krizës.

“Palët të reflektojnë sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës. Shqipëria të rikthehet në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor. Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane.  Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar“, eshte shprehur kreu i shtetit.

Meta ka paralajmëruar se aktorët që kontribuojnë në çuarjen më tej të kësaj krize do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *