Tre shqiptarë u vunë në prangat e policisë italiane, në akuzën e shfrytëzimit të grave për punë në mënyrë të paligjshme në Itali.
Sikurse raportojnë mediat fqinje policia ka ndaluar një makinë tip “Fiat Ducato”, në zonën e Corso Umberto, në të cilën ndodheshin 8 gra, mosha e të cilave varionte nga 30-40 vjeç.
Nga të 8 gratë vetëm njëra prej tyre ishte pajisur me leje qëndrimi për punë, ndërsa të tjera dispononin vetëm një vizë turistike, çka ligjërishty nuk i lejonte të punonin.
Gratë emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditura ishin duke u transportuar në vreshta, për të nisur ditën e punës.
Policia bën me dije se për shqiptarin 50-vjeçar, që ishte duke i dërguar në punë, ka prova se ka vepruar si ndërmjetës midis pronarëve të tokave dhe punëtoreve.
Dyshohet se ndërmjetësi fitonte para, duke ju dhënë grave vetëm 50% të pagesës, ndërsa pjesën tjetër e mbante për vete.
Gjatë operacionit shqiptarit iu gjetën dhe sekuestruan rreth 4.000 euro para të gatshme, që dyshohen si të ardhura të përfituara nga aktiviteti ilegal.
Mjeti dhe partatë e gjetura u konfiskuan, ndërsa shqiptari u arrestua dhe më pas u la në arrest shtëpiak.
Për të njëjtat motive policia kontrolloi edhe dy shtetas me origjinë shqiptare, të cilët pas shoqërimit u dëbuan ata nga territori italian.
Shqiptarët janë vëllezërit Albi Krasniqi, mosha 21 vjeç dhe Elis Krasniqi, mosha 26 vjeç.
Të dy shqiptarët do të shoqërohen në portin e Brindisit për t’u nisur në Shqipëri.