• |
ide | kryesore

Zgjedhjet, Xhelal Mziu lëshon një deklaratë që ‘kapërcen’ Bashën: Deri në “flijim” do të mbrojmë të drejtën e votës dhe demokracinë

Lajme, Të fundit


Ditën e sotme, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka mbledhur strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të degës Kamëz dhe Paskuqan.

Mziu është shprehur i vendosur se nuk do të këtë zgjedhje në 30 qershor. Ai ka lëshuar një deklaratë të fortë ku thotë se të gjithë demokratët do të mbrojnë deri në “flijim” të drejtën e votës dhe demokracinë.

Deklarata

Strukturat drejtuese të Partisë Demokratike Dega Kamëz dhe Paskuqan janë mbedhur në një takim në praninë e kryetarit të PD-së dega Kamëz, z.Xhelal Mziu duke shpalosur vendosmërinë e tyre për ta kthyer procesin zgjedhor” Nul”, që më shumë gjasa nuk do të ketë një process të tillë, por edhe nëse Maduro i Shqipërisë mendon për një çmënduri të tillë, në Kamëz dhe kudo në Shqipëri shumica absolute nuk mund të pranojë paligjshmërinë në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe zbatimit të Dekretit nr.11199 të Presidentit të Republikës.

Strukturat dhe mbarë banorët e Bashkisë Kamëz kanë shprehur mbështetjen e jashtëzakonshme për të mos lejuar një proces “Farsë” në kurriz të instalimit të një Neodiktature territorial.

Ne jemi të vendosur deri në flijim për të drejtën e votës së lirë, për të cilën u ngritëm në vitet 90 për ta bërë “Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Kamza e vendosur der në fund për zgjedhje të lira dhe të ndershme!


9 Comments

  1. O zot ne dore te kujt katunari ka rene Kamza,ky lloj surrati besoj vjen era shellire 100 metra larg,shif e shkruj…

  2. Bravo, zgjedhje pa opozite nuk ka! S ka rendesi kush eshte e cfare eshte! Eshte perfaqsuesi i atyre njerezve atje qe e kane zgjedhur me vote!

  3. Normal vetflijim 6 vjet pa pushtet….o burra me turmen dhe mbas andej vize vetem per kine -kube- e korene e veriut do merni..,,keta kan ik per lesh palle si te majt e te djatht,ca se leshojn me gjak,ca duan ta marin me gjak….mileti ben mire mos trazohet e te beje sehir se asnjerit sja ndjen per popullin po per xhepin e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *