• |
ide | kryesore

Basha: Ne nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë

Lajme, Të fundit


“Ne nuk marrim pjesë në asnjë palë zgjedhje pa u ndëshkuar ata që vodhën votat. Ne nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë sepse ai ka tradhtuar interesat e shqiptarëve”. Kështu deklaroi Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pas dekretit të presidentit për të datën e re të zgjedhjeve më 13 tetor.

Pjesë nga deklarata e liderit demokrat:

Sot Presidenti Meta ka dekretuar një datë të re për zgjedhjet lokale. Dua të ndaj me ju atë që i bëra të ditur Presidentit Meta në takimin e sotëm.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk merr pjesë në asnjë proces zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedhje, nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma apo për çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin.

Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike.

Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë.

Tashmë ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën.


9 Comments

  1. Shkoi deri ne fund.

    Vetem BURGU eshte zgjidhja per kete anti shqiptar, kontigjent burgu.

    Rama po thote sme plas k…i per asgje per asnje ne bote

    Edi Rama po sulmon shqiperine dhe po e con drejt nje katastrofe .

    Njesoj si komunizmi satanik qe na coi vite te tera ne erresire dhe burgosi nje komb per 50 vjet , shkaterroi mijra jete njerezish e vuajtje pa fund.

    Rama po con drejt shkaterrimit dhe vuajtjesh mijra jete njerezish qe kane marre rruget e botes mes pasigurise dhe deshperimit.

    Me mijra te tjere jane ne varferi te plote te abuzuar cdo dite ne pasiguri te plote nga rilindja kriminale.

    Rames nuk i plas k…i per asnje per asgje

    E verteta eshte qe jemi ne emergjence kombetare.

    Permbysja e Rilindjes dhe burgosja e Rames eshte nevoje dhe detyre jo vetem e opozites por e cdo shqiptari.

    Jemi ne emergjence kombetare.

    Ishalla e kuptojne sa me shume shqiptare dhe ishalla behemi sa ne shume ne kete mision kritik per shqiperine per shqiptaret per ne dhe per femijet tane.

    Fatkeqesisht na ra per pjese

  2. Dhe ja nje parti si PD po kthehet ne nje organizate terroriste. Po me policat e shkrete cfare kini. Dhe qaheni nga Rama. Ju po i merrni jeten atyre qyqareve.

  3. Nuk te ka pyetur njeri o lulu i zi a do hysh ti ne zgjedhje me ramen,ti vazhdo dashurrine me salihun se dhe likja ta futi sot nuk te pordhi,salihu ne austri per epilepsine mjekim intentensiv

  4. Shko prap te Gadafi, për herë të dytë se e ke më të afërt se sa Edi Ramën. Dhe voto në shkretirë…

  5. Eshte skandaloze dhe e trishtueshme njekohesisht, qe shqiptaret pas 30 vjetesh “demokraci” presin qe Amerika t´u vendose drejtesine. O njerez, i zoti e nxjerr gomarin nga balta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *