• |
ide | kryesore

Dash Shehi pas takimit me Metën: Dekret të ri për datën e zgjedhjeve

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në përfundim të takimit me Presidentin Ilir Meta, deklaroi se bisedimet me të u fokusuan tek një datë e re zgjedhjesh, pasi ajo datw nuk mund të jetë 30 qershori.

Shehi tha se nga mbrëmja e sotme Presidenti mund të dalë me një vendim për të dekretuar një datë të re zgjedhjesh, por deri atëherë do të duhet të presim.

“Diskutuam për situatën, e cila siç e dini po rëndohet. Presidenti ka një ide të tillë që zgjedhjet ligjërisht më datë 30 nuk bëhen. Besoj se do bëjë një dekret të ri për një datë të re zgjedhjes. Do ketë gjatë ditës diskutime, dhe diku nga mbrëmja publiku mund të marrë vesh diçka”, u shpreh Shehi.


3 Comments

  1. Po mor po tani u kujtua mr.president qe i erdhi veza te bytha,ku ishte ky kokelopa keto 6 muaj,apo shpresonte edhe ai si Berisha-Basha dhe Mona qe Rama do rrezohej me protesta dhe rrinte si pule,pse nuk i mblodhi qe atehere ne takim dhe te vendosnin sebashku per shtyrjen e zgjedhjeve,apo tani qe e pa qe gruaja e tij dhe Basha deshtuan me turp ne perpjekjen per te rrezuar Ramen me dhune dhe per te penguar zgjedhjet,ben sikur i intereson stabiliteti,mr.presdident behu gati per burg se shoku jot Gruevski u arrestua sot….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *