• |
ide | kryesore

Data e re e zgjedhjeve, reagon sërish Rama: Haxhi Qamili s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama duket se nuk e njeh dtatën e re të zgjedhjeve vendore, e cila u caktua sot nga Presidenti i Republikës. Rama e ka krahasuar Metën me Haxhi Qamilin, ndërkohë që thotë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk i vret data e re.
“Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte një togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur, mes shumë sendesh të karvanëve tregtare.

Mbi të shkruhej greqisht “Kompani kafeje Export-Import” dhe dekretet e Haxhiut vuloseshin me të, pa e ditur as ai vetë ç’shkruhej mbi të!

Ndërsa Haxhiu tjetër, Salvatori ynë Qametaj ose ndryshe, Presidenti ynë në shkarkim e sipër, e di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës.

Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30 QERSHOR; qetësisht e vendosmërisht, si shqiptarë pa dallim e as ngurrim, kundër karnavaleve të politikës pa din e as iman”, thekson Rama.


15 Comments

    1. O Xhelal po ai flet per njerez qe kuptojne e jo per injoranta si puna jote qe nuk ke bere asnje klase shkolle,normale qe injorante si puna jote nuk kuptojne dhe jam i sigurte 100% qe ti e shume te tjere si puna jote as nuk e keni idene se kush ka qene Haxhi Qamili ashtu siç jam shume i sigurte qe ti nuk ke lexuar kurre ndonje liber ne jeten tende,ty te thote Basha fluturon gomari e ti thua fluturon e i ka dek nana ksaj pune…

      1. Te pakten lexo nje rreklame ne gazete ti, qe te kuptosh se pas presjes vendoset gjithmone hapsire! Per mos te permend arsimimin tend… Jeni hedhur te gjithe 60 vjecaret e Rames neper komente. Qyqar analfabet qe jep e shet veten shume lire

  1. Pupupu. Bese e fe thote ky. Pikerisht ky. 110 000000€ nga taksat tona. Qe mund te ishin bere strehim per te pastrehet…….etjetjetj. ky flet per din e per iman. Per bes e per fe. Ky shejtani dora vet.

  2. Ruajeni se do ju lere me njolle juve morrave ter kuq se do vrasi veten te shtunen ne darke ky njeri nga marazi.

  3. Ruajeni se do ju lere me njolle juve morrave te kuq se do vrasi veten te shtunen ne darke ky njeri nga marazi.

  4. Tani shikoni dhe degjoni Spiropalin,kur te dale e te thote mo-ta-mo,pra fjale,per fjale,ato qe i thote skenderbeu i saj.Me papagalle femer ,nuk ben nena,bile ja kalon edhe Pezes,,qe natyralisht,hyn ne gjinine e Spiropales.

  5. Nese shtyhen zgjedhjet, fletet e votimit dhe shpenzimet te behen me leket e ketyre kllouneve, dhe mos prekin leket e shqiptareve.
    Por bukur po e dredh Likja, nese shtyhen ne Tetor, nese nuk merr pjese Luli i bie qe do marre pjese vetem Mona dhe do i ndajne bashkite me Ramen, ndersa nese merr pjese Luli, i bie qe do futet ne zgjedhje me Ramen kryeminister, dmth do shkele kushtin e famshëm numer 1. Te gjithe po tallen me Lulin e vocërr.

  6. Mos e pyet, mal o be llogaria e Lulit pas ketij dekreti!
    Me shume se e jotja, pasi kanabizove Shqiperine, pasi dhe shendetesine, rrugen e arbrit, te kukesit, te unazes, te lezhes e qindra te tjera me tendera dhe koncension.

  7. Jo me leket tona ??????? Po PPP leket e kujt jane o Pabuksi i rilindjes..Rama deri atehere te ka lane vetem.Coj ndonje byrek apo ……..

  8. Kur i vjen ngordhja gomarit leshon i ngjirur pallmen , Pallma ngjan si kenga dum baben e Haxhi Qamilit ne Elbasan. Keshtu dhe kryerrumpalla ngjiret se kane dale ne rruge qytetaret me thirrjen Rama ik. Po ku te veje i gjori te Bab Erdogani ne StambolL? Baba eshte ne hall per vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *