• |
ide | kryesore

Këshilli i Europës: Shqipëria të bëjë zgjedhje me standarde

Lajme, Të fundit


Një ditë pasi Kongresi i Autoriteteve Rajonale e Lokale i Këshillit të Evropës tërhiqini misioni e vëzhgimit, një deklaratë e sekretarit të përgjithshëm u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të zhvillojë zgjedhje sipas standarde demokratike. Deklarata thekson se zgjedhjet do t’i vëzhgojë nëpërmjet misionit të OSBE/ODHIR-it, ndërsa nuk përmend shkaqet e ngritura paraprakisht për mos dërgimin e misionit.

Këshilli i Evropës i bëri thirrje Shqipërisë që t’i organizojë zgjedhjet e 30 qershorit në përputhje me të gjitha standardet dhe detyrimet ndërkombëtare për të zhvilluar një proces zgjedhor demokratik.

Deklaratë e zëdhënësit të sekretarit të përgjithshëm të organizatës, thekson se po ndiqet me shumë vëmendje gjendja në Shqipëri para zgjedhjeve të 30 qershorit.

Më tej deklarata kujton marrëdhënien e gjatë dhe të qëndrueshme të Këshillit të Evropës me OSBE/ODHIR-in, i cili ka dislokuar një mision afatgjatë vëzhguesish për zgjedhjet e së dielës.

Deklarata nuk e përmend faktin e tërheqjes së misionit të vëzhguesve të Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale, që më herët përmendi si shkak pasigurinë e zhvillimit të zgjedhjeve, por edhe çështjen e sigurisë në disa zona në Shqipërisë.

Vonë të mërkurën, një deklaratë e presidentit të Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale që thoshte se nuk kishte monitoruar ndonjëherë zgjedhje me një kandidat u hoq nga faqja zyrtare.


5 Comments

  1. O keshilli i europes… Akoma se keni mare vesh ju qe zgjedhje ne 30 qeeshor nuk ka.
    Se ato i shtyu shkëlqesia e tij z. President Ilir Meta. I shtyu or i shtyu po nuk meret vesh se per kur. Se ne daten qe thot ai nuk duan keta te tjeret. Po shkëlqesia e tij nuk ben mbrapa se mund ti cdekretoj prap ato dhe mund ti shtyj prap, mbase per nga viti i 2020. Por ateher nuk duan te diathtet dhe ai prap i cdekreton dhe i shtyn prap. Kemi politikan elastik ne or ju te keshillit te europes. Nuk jemi si ju qe po that nje dat nuk beni mbrapa. Yshhht… more gomerer, europian dhe amerikan qe nuk mesuat kurr nga burrat tan te shtetit.

  2. Ne na kane tanet per 100 vjet per budallenj. Nuk po na zbresin prej kurrizi. E ne po i mbajme. Mos na bejne ata.!

  3. E vetmja gje pozitive qe do te kene keto zgjedhje ne qofte se behen do jete mbetja pa pune e shitesve dhe bleresve te votes. Bleresve do ju gjeje partia ndonje pune tjeter, kurse shitesit do kene kohe te mendohen ja vlejti dhe cfare do bejne me tutje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *