Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka nisur lëvizjet dhe po përpiqet të ulë në tryezë mazhorancën dhe opozitën. Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të zhvillojë sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në ambientet e Presidencës duke nisur nga ora 09:00.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka pranuar menjëherë ftesën e te parit të Republikës, ndërsa lajmi u konfirmua të mërkurën në mbrëmje nga zëdhënëse i Presidentit, Tedi Blushi. Takimi Meta-Basha pritet të mbahet më ambientet e Presidencës duke nisur nga ora nëntë.
Kriza dhe mungesa e dialogut ka shqetësuar prej kohësh kreun e Shtetit, i cili nuk ka reshtur së kërkuari për palët që të ulen në tryezë dhe të gjejnë zgjidhje për evitimin e kësaj krize. Gjithsesi presidenca me një reagim të dytë, ditën e djeshme, sqaroi se është e gatshme të presë kryeministrin deri sa ky i fundit të gjejë kohën e nevojshme për t’u paraqitur në ambientet e Presidencës.
Kreu i shtetit, Ilir Meta ka shkuar në ambientet e presidencës që në orën 05:00 të mëngjesit, duke i qëndruar besnik orarit, ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe në letrën dërguar dje kryeministrit Edi Rama.
Reagimi i presidencës:
Reagim i zëdhënësit të Presidentit, z.Tedi Blushi Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.
Keta do te ishin bere aktore te medhenj te skenes, sidomos ne teater.
Me nje regjizor te mire…….
Kur po i digjet bytha eshte i perpikte ky floriri like,qe te jeni te besushem tregojeni me foto dhe video,une qe banoj afer me liken ka dale nga shtepia ne oren 08 30
Uaaauuuu sa i rregullt Likja, s‘ke ç‘i thua kot e shajne , vetem se e kane inat se ka 14 banja!
Ka dhe 14 bythe ama!
Jo si lideri global, qe vjen verdalle me helikopter, se ka frike prej popolos.
Hahaa, i forte qenke qe ja del 14 bythve te Likes , e sa per halet i paska hak 14 halet ai .
Une qe banoj ne Peze….,pergenjeshtroji mediat,rama doli nga shtepia e dashit te tij ne oren 09.01 !Dukej si i perhumbur,i vrare shume ne fytyre,mbase ka ndenjur pa gjume,me pas dolen Spiropali(mamica),Xhaçka,Veliaj,Gjylja-meti,e cila flet me sh,dhe Manasterliu !Balla ?Jo,pzt e konsiderojne fshatar !Ishin mblefhur gocat bashke !Se benin film apo jo nje zot e di !!!???
Paska zane rredhen e qumeshtit dhe te vezeve se nuk ka tullon.
C’faj ka njerzia qe hajduti nuk fle rehat!