• |
ide | kryesore

Prokuroritë e Shkallës së Parë, 9 vende të lira për magjistratët e rinj

Lajme


Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar me 9 vota pro projekt-aktin për shpalljen e 9 vendeve të lira në Prokuroritë jurisdiksionit të përgjithshëm të shkallës së parë, për prokurorët e rinj të dalë nga Shkolla e Magjistraturës 2016-2018.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi dhe prokurori Gentian Osmani, votuan kundër.

Pozicionet përmbajnë vende vakante në Prokuroritë e Shkallës së Parë në rang Republike. Dy vende vakante paraqiten në Prokurorinë e Korçës, ndërsa kërkohet plotësimi i një vendi të lirë në secilën prej Prokurorive që vijojnë: Prokurorinë e Krujës, të Lezhës, të Beratit, të Pukës, të Vlorës, të Kavajës, të Beratit dhe të Dibrës.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *