• |
ide | kryesore

Rama-Metës dhe opozitës: Me qetësi e dashuri t’iu japim një mesazh kumbues të dielën

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama ka sulmuar në distancë sot presidentin Ilir Meta, duke shkruar se selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës.

“Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj. Çfarë karnavalesh politike”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Më tej, Kryeministri paralajmëron se me qetësi dhe dashuri do t’u japin një mesazh kumbues të dielën.

“Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën, duke votuar ose mos votuar, por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën”, vijoi ai.


7 Comments

  1. Te lumte Edi Rama je bure shteti,mos ua lesho rrugen ketyre krimineleve si;Saliu,Ilirit,Lulit dhe fallxhores sa te kesh SHBA-ne me vehte .

    1. o kar mesoni te behen zgjedhnet siipas kushtetutes edhe jo kur ti ngrihet nje partie.se eshte bere zgjishja e cdo problemi mur te na fryhet edhe no sipas ligjit

    2. Mbaj shen Abedin:me 30 qershor do behen zgjedhjet,ndersa me 13 shtator do shkoje ne burg dyshja e pare Berisha-Meta dhe pastaj me radhe…prisni se nuk keni pare gje akoma.(per dijeni miellin si kulture zgjedhore e futi Berisha me katunaret e Bathores e Paskuqanit,kurse sufllaqen kunati i Bashes ne çadren e republikes se re me njerez te vjeter)

  2. Agron kokebeton ik e ha ndonje qofte se je shume i dobet ne mendim dhe argument. Sa per kulture ti e di si e ka kapakun kushtetuta?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *