• |
ide | kryesore

SHBA/ Debati mes kandidatëve për president, demokratët akuza për racizëm ndaj Biden

Planet



Kandidati favorit në garën për postin presidencial të Shtëpisë së Bardhë nga radhët e Partisë Demokratike në SHBA, Joe Biden, është sulmuar ashpër gjatë debatit televiziv me nëntë rivale të vendosur përballë njëri-tjetrit.

Një nga pretendentet, senatorja Kamala Harris, e “fshikulloi” ish-zëvendëspresidentin duke i përmendur bashkëpunimin e tij në të shkuarën me kolegë demokratë “fanatikë”, që kanë përkrahur dhe promovuar diferencimin racor dhe patën kundërshtuar politikat që nxisnin diversitetin në shkolla. “Unë nuk mendoj se jeni racist dhe pajtohem me ju kur thoni se angazhoheni për gjetjen e elementëve të përbashkëta. Por unë gjithashtu besoj, dhe kjo është personale, se ishte e dëmshme t`ju dëgjoje të flisnit për reputacionin e dy senatorëve të cilët e kanë ndërtuar karrierën e vet mbi ndarjen e racës. Por nuk ishte vetëm kjo: ju bashkëpunuat me ta kundër dërgimit të fëmijëve të bardhë me autobus në shkollat me shumicë me ngjyrë në lagjet e tjera dhe anasjelltas. Ishte një vajze e vogël në Kaliforni, që e përjetoi vetë një gjë të tillë; ajo vajzë isha unë.”- tha Harris.

Biden në kundërpërgjigje u shpreh se Harris e kishte “portetizuar keq” pozicionin e tij, duke theksuar se “i urrente” pikëpamjet e segregacionit racor. Pretendentët garojnë për të siguruar nominimin demokrat që do t’i vendoste në fushatën presidenciale përballë republikanit Donald Trump.

20 kandidatët kryesorë do të garojnë mes tyre, derisa të zgjidhet fituesi në konventën e partisë verën e ardhshme, përpara se të ndeshet me Trumpin në zgjedhjet e nëntorit 2020.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *