• |
ide | kryesore

Arrestimi i punonjësve që mbyllën shkollat me çelës, reagon kryebashkiaku i Pogradecit

Lajme, Të fundit


Pas levizjeve te fundit te policise, me arrestimin e dy punonjesve te bashkise, qe akuzohen se kane mbyllur me celes shkollat qe jane caktuar Qendra Votimi, vejn reagimi i kryebashkiakut, Eduard Kapri. Ne nje konference per mediat, ai ne emer te bashkise ka denoncuar ndalimin nga policia të punonjësve të administratës së bashkisë, duke bere apel qe te arrestohen e vihen para ligjit ata persona qe sipas tij, qe prej mengjesit po shkatërrojnë në mënyrë të paligjshme dyert e institucioneve arsimore që janë në pronësi të Bashkisë.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të mos tremben dhe frikësohen nga ky lloj presioni. Të mos bien pre e asnjë lloj provokimi duke shmangur çdo lloj situate konfliktuale për të treguar qytetari dhe përgjegjshmëri duke mos u bërë shkas për përplasje civile”- thote ai.

KOMUNIKIM PËR SHTYP I BASHKISË POGRADEC!

Dje më datë 28.06.2019 forcat e Policisë të Shtetit, të Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë arrestuar padrejtësisht punonjës të Administratës të Bashkisë, të cilët ishin në zbatim të plotë të ligjit dhe të detyrës të tyre funksionale.
Bashkia Pogradec dënon këtë akt të turpshëm, i cili sjell në mëndjen e çdo qytetari, masat e patetike të regjimit komunist, duke dashur të përcjellë frikë dhe kërcënim ndaj banorëve të Bashkisë Pogradec.

I bëjmë thirrje Policisë të Shtetit dhe Prokurorisë të lirojë menjëherë dy punonjësit e administratës të Bashkisë, pasi këta punonjës si çdo ditë tjetër ndodheshin pranë këtyre shkollave duke kryer punën e përditshme për përmirësimin e kushteve të shkollave, kopshteve dhe ruajtjen e ambjenteve të tyre.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të mos tremben dhe frikësohen nga ky lloj presioni. Të mos bien pre e asnjë lloj provokimi duke shmangur çdo lloj situate konfliktuale për të treguar qytetari dhe përgjegjshmëri duke mos u bërë shkas për përplasje civile

Gjithashtu denoncojmë dhe kërkojmë masa të mënjehershme për arrestimin e personave, të cilët nga mengjësi i sotem po shkatërrojnë në mënyrë të paligjshme dyert e institucioneve arsimore që janë në pronësi të Bashkisë .
Bashkia Pogradec është në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës si dhe në zbatim të plotë të Dekretit të Presidentit të Republikës.


2 Comments

  1. Shume shpejt keto daljet ne shtyp per deklarata nga bashkite, partite, apo ata qe i kane qef do jene kujtime te se kaluares qesharake. Jo vetem se kot dhe te panevojshme por gjithmone kane efekt te kundert me ate qe synohet. Te vetmet gjera me rendesi do jene vendimet e gjykatave dhe interpretimi i tyre.

  2. Puna më e mirë që mund të bëjë nesër Aleanca kombëtare për demokracinë, është që në çdo qendër votimi të vrojtojë e fotografojë personat që do të votojnë, pasi në mungesë të komisionerëve , me siguri që do të abuzohet me numurat e votuesve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *