• |
ide | kryesore

‘Lazarati është Evropë, jo votimeve komuniste’, fshati mbushet me parrulla (FOTO)

Lajme, Të fundit


Vec mbishkrimeve ‘Rama ik’, për të cilat ne raportuam tre ditë më parë, në Lazarat kanë nisur të shpërndahen edhe fletushka kundër zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në ambiente të ndryshme publike janë vendosur njoftime ku shkruhet “jo votimeve komuniste’. Natyrisht që s’ka këtu ndonjë surprizë. Lazarati është një bastion i PD-së dhe nuk pritej ndonjë reagim tjetër. Mbetet për t’u parë nesër se si do të zhvillohen ngjarjet.

Pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë më e ulëta në rang republike, por frika është tek dëmtimi i materialeve zgjedhore në 5 qendrat e votimit që ka ky fshat. Edhe sikur kjo të ndodhë, prapë nuk ndryshon asgjë. Thjesht shpallen të pavlefshme ato qendra dhe procesi vijon pa e llogaritur Lazarin në rezultatin final.


6 Comments

  1. Kryeqyteti I pd made in lazarat thirrje komuniste per te luftuar komunizmin qe e mban gjalle salihu lulu e meta,keni mbjelle me hashash o lazakarat e pd

  2. E clidhje ka kjo. Edhe une nuk kam votuar asnjehere per pd por jam me shume se e neveritur nga rilindja moster manjake dhe perverse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *