• |
ide | kryesore

Paloka: Përplasja në Dibër, dëshmi e dhunës shtetërore të Edi Ramës

Lajme, Të fundit


Nënkryetari i PD, Edi Paloka u shpreh se po përdor dhunën shtetëror si mjet për zhvillimin sipas tij të procesit kriminal zgjedhore të 30  qershorit.

Në një deklaratë për mediat tha se përplasjet në KZAZ numër 19 në Dibër janë prova e kësaj dhune shtetërore.

Reagimi Edi Palokes

“Regjimi në ikje i Edi Ramës e ka kthyer dhunën shtetërore në mjetin kryesor që mishëron procesin kriminal, antikushtetues dhe antiligjor të 30 Qershorit.

Dibra është prova më e qartë e kësaj dhune shtetërore. Policë, njerëz me maska dhe uniforma shteti, por pa identifikim, si dhe forca speciale të ushtrisë me uniforma të përziera janë bërë njësh për të dhunuar, për të terrorizuar qytetarët e Dibrës dhe për t’i detyruar ata të dalin në votimet moniste dhe të paligjshme, të organizuara nga Edi Rama.”

Paloka u shpreh se protestuesit ishin paqësore dhe po kërkonin të drejtat e tyre. Ai denoncoi dhunën e policisë në një familje në Dibër që sipas tij është dhunuar në orën 3 të mëngjesit.

Edi Paloka: “Në dhunim të rëndë të ligjit, policia dhe forca të paidentifikueshme, të pajisura me armatim ushtarak dhe jo policor, kanë ndërhyrë si banditë në familjen Kaloshi në Dibër, duke arrestuar dhe dhunuar në orën 03.00 të mëngjesit disa anëtarë të kësaj familjeje.

Ata kanë goditur me gaz lotsjellës dhe janë treguar barbarë kundër grave dhe fëmijëve, duke i goditur dhe duke i ndaluar të marrin menjëherë ndihmën e shpejtë. Arsyeja e vetme e kësaj dhune shtetërore dhe kriminale është se anëtarët e familjes Kaloshi janë kundërshtarë politikë të regjimit të Edi Ramës.”

Ndërsa shtoi se kryeministri Rama kërkon viktima ndaj nxit dhunën.

Edi Paloka: “Edi Rama kërkon viktima ndaj nxit konflikt me dhunën shtetërore dhe banditeske kundër qytetarëve të pafajshëm. Bojkotojeni Edi Ramën. Sfidojeni dhe mos ju përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë.”


4 Comments

  1. Paloka. Ke thene dicka dhe mbaje llafin. Ke thene qe po u bene zgjedhje ne 30 Qershor do dorehiqem nga politika. Ik tani dhe mos u perzje ne muhabete qe ste perkasin. Nje gje sme rrihet pa ta thene para se te ikesh. Nuk e kuptove nje here shpirtin e popullit demokrat. Nuk ta jepte njeri voten dhe kur PD ja fitonte masivisht ne 2005. Jo se je cun i keq por ca gjera jane lere mos i nga.…;

  2. ME VJEN KEQ PER DIBREN NJE NDER RRETHET MODEL. NE PUNE,BUJARI,TRIMERI,KULTUR NE DITET E ULSI MANES,DAMJAN GJIKNURIT XHACKES SADRI ABAZIT, PO PA LEN NJE ANE DHE TE DJATHTET GAZIDEDE KROSIN SHEHUN DHE TE GJITHE ATA QE HENGREN PER 20-VITE SA NE BASHKI,QARK,QEVERI, PREFEKTUR E KUDO E FLLIQEN DIBREN E BENE TROK ME VJEN KEQ PER FAMIMILJEN KALOSHI POR ATA E KANE PASUR NJE MIK ME TE MAJTEN ATE QE FAIK KALOSHI E MBANTE SHEF LLOGARIE SIKU NUK KISHTE TE TJER E PSE VETEM SE AI I THERRISTE KUSHRI QE GJATE SISTEMIT KOMUNIST NUK ISHIN NJOHU AI DUHET TU DILTE ZOT MBREM SINGJERISHT ME VJEN KEQ PER KALOSHET SPATET DIKE SPATEN,ARANIT SKEPIN POR U MOREN ME KOMUNISTE DHE PO E PAGUAJNE PO VOTOJN SOT HASAN IMERIN…………………………………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *