• |
ide | kryesore

Tiranë/ Protestuesit “thyejnë” heshtjen zgjedhore: Jo rikthimit të diktaturës

Lajme, Të fundit


Banorët e Unazës së Re janë mbledhur në një protestë të organizuar nga forcat politike të opozitës së bashkuar, në hyrje të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në zonën e Astirit.

Të pranishëm në protestë janë edhe disa ish-deputetë të Partisë Demokratike, që janë shfaqur në muajt e fundit në mbrojtje të banorëve të zonës në betejën kundër projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Protestuesit e kanë konsideruar lëvizjen e tyre si paqësore dhe kanë paralajmëruar se do të protestojnë edhe ditën e nesërme.

Ata janë shprehur kundër zgjedhjeve monopartiake, rikthimit të diktaturës dhe akuzuan kryeministrin Edi Rama për farsën zgjedhore, që po përgatit sipas tyre për ditën e nesërme.

 

 


2 Comments

  1. Ore se tani u kujtova
    A i ben njeriu pershtypje qe nuk arrestohet asnje deputet, apo perfaqesues i LSI? Keta te LSI ndjekin ate parimin e vjeter: Te luftojme deri ne demokratin e fundit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *