• |
ide | kryesore

Protesta në zona të ndryshme në Tiranë: Njësoj si në Partinë e Punës, na kthyen në monizëm

Arkiva, Lajme, Të fundit


Me nisjen e votimeve sot në mëngjes, shumë qytetarë kanë zgjedhur të protestojnë.

Kështu ka ndodhur tek gjimnazi Partizani, tek shkolla Kushtrimi i Lirisë apo edhe pranë Liceut Artistik në kryeqytet, ku qytetarë kanë shpërthyer në thirrje “Rama ik”.

Ata thonë se në këtë mënyrë kanë zgjedhur të protestojnë kundër kësaj që po ndodh, që sipas tyre vetëm ditë zgjedhjesh nuk është, pasi votohet si në komunizëm.

“Jam shumë e indinjuar, kjo është e paprecedentë, tallje, po votohet si në monizëm, si në Partinë e Punës”- thotë një nga protestueset, ndërsa në kor dëgjohen thirrje si më poshtë:

“Enver Hoxha! Enver Hoxha! Parti Enver jemi gati kurdoherë.” 


1 Comment

  1. Jeni sh injorant o protestues se në monizëm nuk të linin të bëje parti dhe të merrje pjesë në votime. Ndërsa sot të lusin aman rregjistrohu në zgjedhje cdo lloj partie qofsh. Pra është dëshira dhe vullneti i drejtuesve tuaj për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Ky nuk është monizëm. Ka plot parti të tjera që janë rregjistruar. Pra rrini shtrëmbër por flisni drejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *