• |
ide | kryesore

Qëlloi me armë zjarri në Burrel, arrestohet nga policia

Lajme, Të fundit


Policia ka arrestuar një 28-vjeçar i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Ngjarja ka ndodhur në aksin Burrel-Klos, ku i riu ka qëlluar dy herë me pistoletë.

Njoftimi

Qëllon me armë zjarri në ajër në orët e vona të natës në aksin rrugor Burrel – Klos, me qëllim krijimin e panikut, por arrestohet në flagrancë nga Policia

Sekuestrohet arma e zjarrit Pistoletë “TT”, me të cilën dyshohet se autori ka qëlluar në ajër. Sekuestrohen 2 gëzhoja pistolete.

Shërbimet e Policisë së Matit, pas marrjes së informacionit se në aksin rrugor Burrel -Klos ka të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë reagimit në kohë si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: F. Ll., 28 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Suc, Bashkia Klos.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 29.06.2019, në orët e vona të mbrëmjes, në aksin rrugor Burrel-Klos, në afërsi të fshatit Shoshaj, ka qëlluar dy herë në ajër me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti të fshehur në frigorifer, armën e zjarrit Pistoletë “TT”, që dyshohet se autori ka qëlluar në ajër.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat, për hetime të mëtejshme.

 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *