• |
ide | kryesore

Voton Gramoz Ruçi: Nuk ka burrë nëne që të vendosë diktaturën në Shqipëri

Lajme, Të fundit


Pas votimit në qendrën e votimit pranë Liceut Artistik, në Tiranë, kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi u shpreh për mediat se pak më parë jo vetëm votoi, por edhe zgjodhi, pasi në Tiranë janë dy kandidatë Erion Veliaj nën siglën e PS-së dhe Arben Skënderi, nga Bindja Demokratike. Pyetjes se çdo të ndodhë nesër, Ruçi iu përgjigj duke thënë se do të jetë një ditë normale.

“Nesër do vazhdojë një ditë normale. Nuk do të mbarojë me këto zgjedhje.”

I pyetur nëse e shqetësonte fakti se po akuzohen se po instalonjnë diktaturën, duke bërë votime njëpartiake, Ruçi u shpreh se “nuk ka burrë nëne që të vendosë diktaturën veçanërisht në Shqipëri”.


8 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *