• |
ide | kryesore

Atentati ndaj vëllezërve/ Humb jetën njëri, makina e bërë shoshë nga plumbat

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kaluar qytetin e Elbasanit, teksa dy vëllezërve iu bë atentat, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.

Viktimë e atentatit mbeti 24-vjeçari Klevi Baho, ndërsa mbeti i plagosur Sandër Baho 30 vjeç.

Makina e dy vëllezërve është bërë shoshë nga plumbat.

Ngjarja tragjike ndodhi mesnatën e kaluar, teksa dy të rinjtë u qëlluan me breshëri plumbash.

Viktima kishte pak ditë që kishte lënë burgun në Itali, ndërsa u ekzekutua në Shqipëri, në fshatin Broshkë.

Vëllai i tij ka marrë tre plumba në shpatull, por fatmirësisht raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *