• |
ide | kryesore

Goditet një grup prositucioni në Itali, pranga për shqiptarin

Lajme, Të fundit


Policia italiane ka arritur të shkatërrojë një grup kriminal në fushën e prostitucionit në Itali. Të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash penale si shfrytëzim prostitucioni, kërcënim, favorizim i krimit, si dhe kërcënime të rënda.

Për rastin u arrestua Rudolf Pengili, i njohur si “Rudy” ose “Il Pelato”, i lindur në 1972 në Shqipëri. Tre anëtarët e tjerë të bandës së prostitucionit janë rumunë dhe arresti i tyre është kryer në Rumani dhe Gjermani. Në total për këtë rast janë referuar materialet gjyqësore kundër 19 personave.

Hetimet nisën në vitin 2015, kur një grua rumune u ankua në policinë italiane se ishte kërcënuar dhe përdhunuar nga një bashkëkombas. Ajo u shpreh se ai donte të përfitonte nga aktiviteti i saj. Pas kësaj, policia italiane filloi hetimet deri në shuarjen e bandës kriminale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *