• |
ide | kryesore

Hollanda: Shqetësimet tona mbeten krimi i organizuar dhe azilkërkuesit nga Shqipëria

Lajme, Të fundit


Komisionin Europian refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze për të rivendosur regjimin e vizave me Shqipërinë.

Ndërkohë Hollanda përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës hollandeze në Tiranë thotë se krimi organizuar dhe azilkërkuesit mbeten shqetësim për të edhe i kërkon që Shqipëria t’i adresojë në mënyrë efikase.

“Në datën 1 korrik, Ministri i Punëve të Jashtme të Hollandës ka marrë një përgjigje nga Komisioni Europian në lidhje me letër-kërkesën e dërguar në datën 31 Maj 2019. Në këtë letër, Komisioni ka dalë në përfundimin se kushtet teknike për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen. Por gjithsesi, në letër theksohet se Komisioni beson se Shqipëria duhet të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet e saj për të adresuar çështjen e aplikimeve të pabazuara për azil dhe për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar.

Sinjali që vjen nga letër-kërkesa vijon të jetë i rëndësishëm. Hollanda do të punojë me Shqiperinë për të parë se si shqetësimet tona në lidhje me krimin e organizuar, aplikimet e pabazuara për azil dhe klandestinët që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të Hollandës mund të adresohen në mënyrë më efikase.”


3 Comments

  1. Shqetesimet tona mbeten Lul artisti dhe Haxhi Qametaj. Do t’i likujdojme shpejt. Pastaj shpeton Shqiperia dhe nuk na rruhet me as per vizat.

  2. Hollandezeve,i ka dale pak nami,por edhe ambasada e Holandes,,te mos kryhet me shqiperine dhe Shqiptaret,tani qe morren pergjigjen e merituar nga BE.Deklaratat tani,bejini per BE dhe jo per ne.Per krejt Shqiptaret,eshte shume i qarte qendrimi negativ i Holandes,por te mos harroni se vete qeveria Holandeze,u ka dhene viza (ne kohen e vizave),si dhe azil politik,shume sigurimsave,krimineveve ,trafikanteve te te gjitha varianteve,dhe tani,ankohet qe qendrimet e tyre. I keni pranuar,duke ja ditur hollesisht dhe imtesisht biografine.Pse e keni bere kete,e dini vete ju,por tani mos u “ankoni”,per veprimet e juaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *