• |
ide | kryesore

Messi akuza të forta Selecaos: “Arbitrim absurd, Brazili manipulon gjithcka”

F1, Sport


Rrallë është parë një Lionel Messi kaq i nervozuar. Fenomeni i Argjentinës, pas eleminimit nga Kupa e Amerikës në gjysëmfinale përballë Brazilit, ka shpërthyer me deklarata shumë të rënda: “Nuk kërkoj justifikim, por arbitrimi ishte absurd. Episode të qarta për ne, as nuk u panë me Var. Shpresoj që Conmebol të bëjë dicka, edhe pse këtu Brazili kontrollon-manipulon gjithcka”.

Ka shumë dëshpërim, ndoshta edhe sepse Albiceleste u tregua në lartësinë e situatës: “Nisëm keq, por gradualisht u rritëm. Sot ishte ndeshja më e mirë që kemi bërë në Kupën e Amerikës, kundër një rivali të madh si Brazili. Ata kanë lojtarë spektakolarë, por përtej rezultatit, treguam se ishim në nivelin e duhur “.

Messi ka saktësuar më pas se nuk ka ndërmend të braktisë përsëri kombëtaren: “Nëse duhet të vazhdoj të ndihmoj në një mënyrë apo tjetër, do ta bëj, ndihem mirë në këtë grup”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *