• |
ide | kryesore

Meta tjetër reagim për “Ramaformën”: Timonieri ynë vetëm artist

Arkiva, Lajme, Të fundit


Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish përmes një statusi në facebook, lidhur me reformën në drejtësi, të cilën e ka etiketuar tashmë si ‘Ramaforma”.

Ndërsa ndan me ndjekësit, refleksione të Ramaformave, kështu shkruan Presidenti, Meta ka publikuar statusin e dytë në pak kohë për ditën e sotme mbi këtë cështje dhe paralajmërom të tjera reagime shpjeguese mdaj “Ramaformës”.

Për këtë Reformë u angazhuan profesorët më të mirë të Europës në të drejtën kushtetuese, të cilët bënë një punë të shkëlqyer për të garantuar një sistem drejtësie të pavarur dhe të pakapur nga politika. Profesionalizmi dhe paanësia e tyre garantoi konsensusin historik me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtshme. Pra Reforma në Drejtësi u bazua te Komisioni i Venecias.

Po Ramaforma ku bazohet?!! Përsëri frymëzimi buron nga Venecia, por jo nga Komisioni, por nga Bienalja e Venecias. Pse? Sepse timonieri ynë është vetëm Artist.” shkruan Meta, ndërsa paralajmëron se dotë nisë me sqarimin e momentit historik të ndryshimit cilësor nga Reformë në Ramaformë, ‘një cikël i gjatë shpjegues dhe ctensionues’- shkruan Meta.

Postimi i plotë:
“Refleksione” mbi Ramaformat (Drejtësia e para)
Reforma në Drejtësi me të drejtë u vlerësua nga mbi 90% e qytetarëve si domosdoshmëri ulëritëse për t’i dhënë fund korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, si dhe për të rritur besimin te sundimi i ligjit.
Shumë misione ekspertësh ndërkombëtarë u angazhuan dy vite para miratimit të saj në Kuvend dhe shumë programe financimi vazhdojnë edhe sot.
Por baza e konsensusit të arritur ishin vetëm rekomandimet e Komisionit të Venecias, që është institucioni më prestigjioz në Europë dhe i pranuar nga të gjitha palët, brenda vendit por dhe nga partnerët ndërkombëtarë.
Për këtë Reformë u angazhuan profesorët më të mirë të Europës në të drejtën kushtetuese, të cilët bënë një punë të shkëlqyer për të garantuar një sistem drejtësie të pavarur dhe të pakapur nga politika.

Profesionalizmi dhe paanësia e tyre garantoi konsensusin historik me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtshme.
Pra Reforma në Drejtësi u bazua te Komisioni i Venecias.
Po Ramaforma ku bazohet?!!
Përsëri frymëzimi buron nga Venecia, por jo nga Komisioni, por nga Bienalja e Venecias.
Pse? Sepse timonieri ynë është vetëm Artist.
Ju të gjithë e dini arritjen më të freskët të Ramaformës në Drejtësi, pikërisht momentin kur Kolegji Zgjedhor duke shqyrtuar hallin e Idajetit trukoi se kishte rrëzuar Dekretin e Presidentit.
Pas pak fillojmë me sqarimin e momentit historik të ndryshimit cilësor nga Reformë në Ramaformë.
Ky do të jetë një cikël i gjatë, shpjegues dhe çtensionues.
Pasi të përfundojmë me Ramaformën në Drejtësi, do vijojmë me Ramaformat në të gjitha fushat e jetës.
Falëminderit për durimin tuaj!


14 Comments

  1. Vetem artist nuk eshte Edvin Escobar D’Rama.Ne bienalen e Venecias dy kritike arti ,gazetarja
    Alexxa Gotthardt dhe kolegu i saj Scott Indrisek,i krahasojnë pikturat e Edi Rames me eksperimentet
    mbi librin e shenimeve te nje adoleshenti te droguar kolegjesh.D’Rama eshte mashtrues,demagog i
    lindur.Hitleri demagog,Rama demagog,Hitleri perdorues droge,Rama gjithashtu, Hitleri piktor i deshtuar,
    Rama gjithashtu,Hitleri skizofren rreaktiv,Rama gjithashtu!

  2. Ore President, ti zgjedhjet e pergjithshme nuk i vendos dot; zgjedhjet presidenciale nuk i vendos dot; zgjedhjet lokale nuk i vendos dot; reformen ne drejtesi nuk e ndryshon dot. Atehere, per cfare flet si presodent? Po fole si Ilir, nuk te mbetet gje pervec asaj qe po ben opozita, pra:” te marresh pushken e te dalesh malit”.

    1. Po cfare lesh kushtetute? Ku thote kushtetuta qe presidenti zgjidhet nga populli? Ku thote kushtetuta qe presidenti ka te drejte te shperndaje parlamentin? Ku thote kushtetuta ,qe Meta, bishti i Rames, i zgjedhur me 70 vota kriminelesh na qenka gardiani i reformes ne drejtesi? Meta, persa kohe eshte i zgjedhur nga Rama dhe kriminelet e tij, eshte nenpunes i Rames dhe duhet te mbylle gojen, ose te flase per pune dekoratash, si te vetmet kompetenca reale qe ka, ose te ike nga aty.

  3. Na i sqaro te gjitha po jo javash javash po shpejt e shpejt nga a te zh. Hapja te gjitha petet byrekut me m….. me miell serbi?

  4. Ky likja nuk paska pasur frike nga reforma ne drejtesi,sot u kuptua totalisht qe dyshja salih-ilir e kane vonuar reformen,shpellare duroni dhe pak dhe te gjithe do rrini si pula qyrrse te kmy

  5. O njerez qe grindeni mev eten, keto jane cicmice qe Kadriu dhe Baftjari i bejne per te terhequr vemendjen nga vjedhjet e tyre dhe jua servirin si ushqimin ditor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *