• |
ide | kryesore

Trafik droge në Evropë, banda shqiptare paraqitet në gjykatë (Emrat)

Lajme


Banda e trafikut të drogës me 20 persona, ku mbizotëronin personat e shtetësisë shqiptare, që u arrestuan vitin e shkuar nga Policia italiane, do të paraqiten në bankën e të akuzuarëve.

Hetimet për grupin kanë përfunduar të shtunën për akuzat e trafikut të drogës, posedimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Banda, që kishte aktivitete në Holandë, Shqipëri dhe Slloveni, menaxhoi sasi të mëdha droge në një periudhë të shkurtër kohe. Ndër personat e vënë në pranga ka edhe të mitur.

Të arrestuar si pjesëtarë të bandës janë: Denis Bimi, 28 vjeç, lideri i dyshuar i grupit, Çlirim Tafili 49 vjeç, Elvis Cafi 39 vjeç; Adriano Shabanaj, 44 vjeç; Agim Cafi 39 vjeç; Besmir Sylja, 24 vjeç; Elvin Tafili 35 vjeç; Erden Roçi, 32 vjeç; Alessandro Ronzullo, 35 vjeç; Franco Nardino, 55 vjeç; Berardino D’Onofrio, 31 vjeç; Emran Morina nga Maqedonia Veriore, 29 vjeç; Costel Blanaru, 42 vjeç; Eqrem Bimi, 58 vjeç; Andersen Tomorri, 27 vjeç dhe Albjond Xheka, 29 vjeç.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *