• |
ide | kryesore

Tre ditë pas 30 qershorit/ KQZ: Votuan gati 23% e zgjedhësve

Arkiva, Lajme, Të fundit


Tri ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë publik të tjera shifra lidhur me pjesëmarrjen, si edhe numrin e fletave të pavlefshme.

Sipas KQZ, procesin e 30 qershorit rezulton se kanë marrë pjesë në votime 812.249 zgjedhës, ose 22.97 % e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve prej 3.536.016.

“Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme për Kryetar bashkie është 765.825 ndërsa për këshill bashkiak, 760.933. Numri i përgjithshëm i votave të pavlefshme për kryetar bashkie është 45.276, ndërsa për këshillat bashkiak është 49.986. Në këto të dhëna mungojnë numri i fletëve të votimit të dëmtuara apo të hedhura në kutinë e gabuar.” – njoftoi KQZ përmes zëdhënëses Drilona Hoxhaj.


9 Comments

  1. Ca flet o goc. 100% pjese ne votime. Tejkalim plani 149.9%. Me rilindjen ” fitojne te gjithe”. Mcifuni se na i shpifet.

  2. Drilona i merr te dhenat nga fletet e votimit apo nga proces verbalet e QV? Se u be barsalete kjo pune. Apo vazhdon votohet dhe sdime gje ne?

  3. Na i shpifet. A keni Zot ju te KQZ. Po boll me perpjekje per ti shtuar shifrat qe sulltani ta beje gjumin e qete. Mjaft dilini dhe ju kunder e thoni te verteten se nje dite ajo dite do dale ne shesh e pervec faktit qe do te merrni denimin e merituar do tju abandonojne edhe femijet tuaj per kete Shqiperi qe po u ofroni sot. Nuk di ju fal as historia. Rama eshte urdheruesi i vrasjes po armen e shkrehet ju. Turp turp turp

  4. Cfare rendesie ka sa e nxjerr numrin o bibe mavi, kujt po i mbushni mendjen me keto shifra. Faktet jane kokeforte dhe ju nxorren zbuluar kesaj rradhe, dhe nqs nuk do kishit ushtruar presion as 5% nuk do tju votonin

  5. Yrysh KQZ,mos u ndalni,vazhdoini punen ju,se ne presim edhe disa dite te tjera,deri sa shifren ta coni,aty ku ju ka urdheruar naltmadhnija me poture te shkurta,se te gjatat ja kishte vesh gruaja e tij e disate (me ndihmoni se nuk e mbaj mend numurin e grave te tij,por as te burrave te saj).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *