• |
ide | kryesore

Dyshohet për vrasje, shqiptari kapet në Itali pas 20 vitesh

Arkiva, Lajme


Një shqiptar u arrestua në Itali për një vrasje të dyshuar të dyfishtë që ka kryer përpara 20 vitesh në komunën e Osio Sotto në Itali.

Për vrasjen e dyshuar të dyfishtë u prangos në Shqipëri Sokol Taçe, lindur dhe banues në Elbasan, që në shtetin italian kishte pseudonimin Veap Dehari, i quajtur «Koli» dhe që për të ishte lësbuar urdhër arresti ndërkombëtar që në vitin 1998, shkruajnë mediat italiane.

Vrasja e dyfishtë e dyshuar ka ndodhur në mbrëmjen e 10 tetorit 1998 në Osio Sotto, përgjatë autostradës shtetërore 525 jashtë lokalit “Smile”. Ka dyshime se vrasjaet janë bërë për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin palët për kontroll të territoreve për shfrytëzimin e prostitucionit.

Në lidhje po me këtë rast, ndodhet në burg shtetasi shqiptar Almir Haruni, i njohur si “MIRI”, i cili është dënuar me burg përjetë. Ai u arrestua më 2007 si bashkëpunëtor në krim. Tashmë i ashtuquajturi Sokol Taçi do të ekstradohet në Itali, ku pritet të gjykohet për vrasjet.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *