• |
ide | kryesore

I nxehti afrikan ‘pushton’ Shqipërinë, temperatura shkon në 39 gradë celcius

Arkiva, Lajme, Të fundit


Shënohet temperatura më e lartë për ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Termometri ka shënuar 39°C ditën e sotme në Elbasan ndërsa temperatura më e lartë në Tiranë për sot ka qenë 35°C.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, “zjarri” me origjinë nga Afrika e Veriut do të vijojë edhe për ditën e nesërme. Moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore. Temperaturat në orët e mëngjesit do të pësojnë rritje duke u luhatur nga vlerat 18-24°C ndërsa ato në vlerat e mesditës pothuajse me ato të ditës së sotme 37-38°C.

Era do të jetë me drejtim kryesor Veriperëndim – Verilindje kryesisht e qetë por pranë brigjeve në mesditë e pasdite fitonë shpejtësi deri në 10m/s.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *