• |
ide | kryesore

“Në BE mendojnë se Rama e ka acaruar situatën”

Lajme, Të fundit


“Shqipëria rrezikon të presë disa vite për datën e negociatave”. Kështu mendon gazetari i njohur kosovar, Augustin Palokaj, që raporton nga Brukseli prej shumë vitesh. Ai duket se i bashkëngjitet një mendimi të shprehur para pak kohësh nga presidenti shqiptar, se Shqipëria mund të rrezikojë të presë disa vite për nisjen e negociatave. Ky koment i Palokaj vjen pasi agjencia Reuters ka raportuar se presidenti francez, Emmanuel Macron do mbyllë dyert për integrimin e Shqipërisë.

Palokaj shkruan tek Koha Ditore se në BE mendojnë se Rama e ka acaruar më shumë situatën në vend.

“Edhe pse në parim në BE mbështesin zhvillimin e zgjedhjeve si një proces demokratik, edhe pse në parim BE-ja është gjithmonë kundër bojkotit edhe të Parlamentit, edhe të zgjedhjeve, në BE mendojnë se Rama nuk ka bërë sa duhur për të sjellë opozitën në tryezë dhe me sjelljen e tij ka acaruar edhe më shumë situatën. E përgjegjësinë gjithmonë e ka më të madhe ai që është në pushtet për të krijuar një klimë të duhur politike,” shkruan ai.

“Shtyrja e vendimit për datën e nisjes së negociatave me Shqipërinë ka qenë kësaj radhe e motivuar më shumë nga zhvillimet në BE sesa në Shqipëri. Por tash e tutje mund të jetë e kundërta. Gjasat janë shumë të mëdha që, nëse diçka nuk ndryshon për të mirë në Shqipëri, në tetor BE-ja të vendosë nisjen e negociatave me Maqedoninë, por jo edhe me Shqipërinë. Dhe fajin kësaj radhe do ta ketë klasa politike në Shqipëri, edhe Qeveria, edhe opozita.

Edhe para dy javësh ka pasur mbështetje të madhe për idenë që Maqedonisë t’i caktohet data për nisjen e negociatave pro, Shqipërisë jo. Në fund është shtyrë për të dyja shtetet për muajin tetor. Tash në Bruksel pohojnë se “për Maqedoninë në tetor nuk pritet ndonjë problem, por për Shqipërinë do të jetë shumë, shumë vështirë, sepse në Shqipëri gjërat nuk shkojnë si duhet”.

Në rast të vendimit pozitiv për Maqedoninë e jo edhe për Shqipërinë mund të ndodhë që Shqipëria të mbetet në pritje për një kohë të gjatë. Është pikërisht Maqedonia shembulli më i mirë se si humben vitet kur e humb një rast të duhur. Maqedonia në vitin 2000 ishte më e avancuar sesa Kroacia në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Kroacia prej atëherë e ka përmbushur tërë ciklin, nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, statuti i kandidatit, negociatat, e deri tek anëtarësimi në vitin 2013, e Maqedonia as që i ka nisur ende negociatat.

Nëse Shqipëria përsëri humb rastin do të detyrohet të presë për një kohë të pacaktuar. E atëherë fare pak do të jetë e rëndësishme se kush e ka pasur fajin”.


11 Comments

  1. Ky paloqja qenka vellai i ketij trangullit tone edhe pse eshte koqevar.O Merhum ty ste lejohet te dalesh nga Kosova pa qene me pashoshke serbe,ku i gjete keto informacione apo ti dha ineligjenti asimetrik Buzhala qe eshte kthyer ne specialistin me profesionist te bythlepirjes se te djathtes

  2. Pra nje gazetar kosovar supozon se ne eruope mendojne qe Rama …..

    Dhe titulli i Lapsit eshte ‘ NE BE MENDOJNE SE RAMA KA ACARUAR SITUATEN’…

    Kurse nje analist i shquar nga Sauku , Xhemol Loqja , mendon se ne Amerike Ramen do ta denojne me vdekje.

  3. Rama nderkohe menaxhon qendren estetike “Linda” nga burgu. Per shumicen e shqiptareve rama eshte “C’na lodhe kryt” ose “C’i qi tem”. Rama mbulon vetem bythen e kutise, europiane!
    Sillni njerez qe i punojne syte!

  4. O Cope Derr militant rinindas.

    O Cope Derre.

    Vetem I ditur nuk je ti.

    Qelbesira ka dhene Ahqiperune me Koncesion dhe PPP. Te ka dhene edhe ty o Cope Derr.

    Sa shume e do Udheheqesin e pa gabueshem, O Derr.

  5. augustin palka nji sorrosist i thekur 99 karart siq esht edhe veton surroi sorros 100 karat,erion velija 1000 karat sorros e rama me linden nje miljon larat sorros.keta i pasunuan me para te sorrosit pra popullit ra,a e erinoni kan ertv,top chanel,klan,vizion,report tv 1 miljard karat qelbesi e vetoni koha,batoni klan kosova.mut njer mut tjetri te gjith ish komubist me yll ne ball.

  6. Gruas se Bilalit alias Edvin Escobar D’Rames,partneret perendimore ja kan mbyllur
    dyert qe nga Marsi.Drogaxhiut po i ngushtohet laku.

  7. Acarues. Hapni syte dhe analizojeni mire. Rama eshte shejtan dora vete. Me fytyre njeriu. I erret dhe me i erret se nata vet.

  8. Ari kari , zigur Qarri , dhe ky i paymri.. jane i njejti person qe na can trapin cdo dite ne kete portal.

  9. Copa e Derrit dha pergjigje.

    I cahet trapi kur i shajne Udheheqeain e Lavdishem.

    O cope derr. Shiko xhepin qe po te vjedh Keyeministri Koncesion/PPP

    Po ti cope derrrrrrrrrri je.

  10. Motrat mu ne pidh o shkerdhatat e Rilindjes kur e zeza esht e zez pse mundoheni ta beni te bardh more motrat ku ti keni o rob qir s ju vje turp, juve ju ka pjell ky grdalla km apo si e keni hallin more sy lesh. Ne se jeni realist per vete dhe per ata qe e lexojn s ka me mir por ju plera ja fusni kot more jeni shum shkerdhata o ????jeni ber te gjith si ERION VELI KURVA????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *