• |
ide | kryesore

“Nëse qeverisja bëhet shkatërruese, e drejta e njerëzve ta rrëzojnë”, Basha uron SHBA me citimin e Deklaratës së Pavarësisë

Lajme, Të fundit


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën kombëtare në 243-vjetorin e pavarësisë.

Në urimin e përcjellë përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale në “Faceboook”, Basha ka përzgjedhur një nga citimet e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve, duke i bashkangjitur një foto prej njërës ngaq 9 protestat në rang kombëtar të opozitës së bashkuar joparlamentare.

 

 

Bazuar në Deklaratën e Pavarësisë, kryedemokrati përcjell mesazhin se kur një qeveri kthehet shkatërruese ndaj interesave të qytetarëve, këtyre të fundit ju lindë e drejta për ta rrëzuar.

Mesazhi i urimit:

“Të dashur miq,

Këtë 4 korrik dua ta nis me më të famshmin citim nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ne i konsiderojmë të mirëqena këto të vërteta:

Se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë,

Se ata janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme,

Mes të cilave janë Jeta, Liria dhe Ndjekja e Lumturisë.

Se për të siguruar këto të drejta, njerëzit krijojnë qeveri,

Pushteti i drejtë i të cilës buron prej pëlqimit nga të qeverisurit,

Dhe sa herë që cilado mënyrë e qeverisjes,

Kthehet në shkatërruese ndaj këtyre qëllimeve,

Është e Drejta e njerëzve,

Ta ndryshojnë ose rrëzojnë një qeveri të tillë,

Dhe të themelojnë një qeverisje te re,

Bazuar mbi ato parime dhe me ato pushtete,

Që sipas njerëzve garantojnë më së miri, Sigurinë dhe Lumturinë e tyre!

 

Gëzuar Ditën e Pavarësisë së SHBA!

Zoti e bekoftë Amerikën!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!”-thuhet në mesazhin e Bashës.


5 Comments

  1. Nuk e ke perputhur foton me mesazhin. Kur deklarata thote i lind e drejta ta rrezojne qeverine, ka parasysh gje tjeter
    Ka parasysh ate qe i ben Anglise, duke e filluar me 5 pushke fshataresh, vetem per nivelin e taksave qe vendoseshin pa perfaqesim. Neve mire qe na i vendosin pa perfaqesim, por dhe na i vjedhin pa perfaqesim. Anglia kishte monark ne linje trashegimie mijera vjecare, ndersa neve na duhet te durojme dhunen e nipit te sherbetoreve dhe shofereve te nje mbreti te veteshpallur. Nuk ka problem, se do bejme foto te bukura, qe do bejne xhiron e botes si ato te Ghadafit.

  2. Dhe kur vjen puna te ghadafi mos harroni presedent shtetesh duke pozuar me te. Si dhe te vertetat qe tashme i di edhe bufi maj pemes kush i ka promovuar dhe mbajtur ne pushtet per dekada te tera diktatoter neper bote. Qe te mos bejme ku….e bukur te themi te verteta gjysmake .

    1. Te pakten Amerika reagon kur popujt ngrihen, ndersa Rusia rri me kriminelet si Asad dhe Maduro edhe pasi mbysin femije me gaz. Amerika eshte e vetmja e mire globale sot, por Amerika nuk i ben dot derman njerezve te tredhur. Nese ngrihemi seriozisht kunder diktatorit te bythes se kutise nuk ka shans mos e marrim mbeshtetjen Amerikane.
      Mos ma sekuestro nickun se behemi corap.

      1. O Neri i siperm dhe i poshtem ….mos e barazo SHBA me drejtesine hyjnore- se ata kane mbajtur ne kembe regjime shtazarake kane mbeshtetur dhe sponzorizuar diktatore e trafikante perfshire edhe kete tonin. Thuaj do Zoti ka nge Trump-i ti pervishet nja 1 jave ketij corapekuqit tone dhe pastaj hajde folim!

        1. Corapekuqi eshte problemi jone. Po ta bejme Ghadaf, nuk do ta mbeshtesi njeri pervec Putinit. Amerikanet vleresojme qendresen, edhe ne duhet t’i pershtatemi se ato jane te drejte( per mua) dhe superfuqi. Ramen e solli ne fuqi Meta dhe kriminelet dhe e mbajne ne fuqi kriminelet, jo Sorosi.
          Ky eshte problemi jone dhe jo i amerikaneve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *