• |
ide | kryesore

Operacioni “TARTARUGA”, arrestohet në Fier 35-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Lajme


Policia e Fierit ka vënë në pranga një 35-vjeçar Blerim Sulejmanin, i cili rezultonte i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes” të parashikuara nga Kodi Penal Italian.

Kapja e të ndaluarit u bë në kuadër të operacionit të koduar “TARTARUGA”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *