• |
ide | kryesore

Palestina kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Lajme, Të fundit


Palestinezët nuk do të përkrahin Kosovës për anëtarësimin në Interpol, ka thënë i dërguari palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan.

Ai ka takuar sekretaren e Shtetit në ministrinë e punëve të Brendshme të Serbisë, Biljana Popoviq e cila e ka informuar përfaqësuesin palestinez, lidhur me argumentet e Serbisë, kundër kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Sipas një njoftimi të ministrisë së punëve të Brendshme të Serbisë, Popoviq, ka thënë gjatë takimit, se Serbia do të luftojë për ruajtjen e së drejtës ndërkombëtare, dhe për të parandaluar politizimin e një organizate profesionale policore siç është Interpoli.

“Popoviq kujtoi se vetëm shtetet anëtare dhe vendet me statusin e vëzhguesit në Kombet e Bashkuara mund të jenë anëtarë të Interpolit”, thuhet në njoftim.

Nabhan, gjatë takimit me zyrtaren serbe, ka thënë se edhe qëndrimi sa i përket mosnjohjes së Kosovës, mbetet i pandryshuar.

Ndërkohë, Komiteti Ekzekutiv i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë – INTERPOL, tashmë ka vendosur në favor të dërgimit të dosjes së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, e cila sivjet do të mbahet në Kili, kanë konfirmuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh edhe ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, më 26 qershor, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar që shumica e përfaqësuesve të 10 shteteve, të cilat, gjatë këtij viti e përbëjnë Komitetin Ekzekutiv të INTERPOLIT, “argumentuan në favor të aplikacionit të Policisë së Kosovës për të proceduar më tutje në Asamblenë e Përgjithshme”.

Më 20 nëntor të vitit 2018, Kosova nuk kishte arritur të anëtarësohet në INTERPOL, pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai./REL/


5 Comments

  1. Nuk e di nese eshte infromuar kryeminstri yne i dashur qe votoi rezoluten pro Plasetines dhe kundra SHBA. Pune arabesh buke shkale

  2. Kush jane palestinezet ? Pra Bregu perendimor ku sot popullojne te ashtuquajturit “palestinez”ne kufi me Jordanin jane arab me prejardhje nga Jordanija ,Gaza ne kufi me Egjyptin popullojne egjiptasit kane te njejten gjuhe e tradite si egjiptasit.Ndersa fjale “palestina” eshte fjale latine ,e “palestinezet”veten e quajne “filisten” qe perseri gjenezen e ka greko- latine . Keto dy enklava sot me te medha ne shtetin hebre do te zhduken dalengadale per te shliruar njehereepergjithmone Izraelin.

  3. Saliu humbi mbeshtetjen e Erdoganit vetem per nje vote formale kunder Palestines, pertej pragmatizmit. Rama beri te kunderten dhe nuk ka vuajtur pasoja. Rama eshte legen, jo diplomat, sepse ne cdo rast pasojat do t’i vuanim ne. Mund t’i vuanim,
    sic i vuajtem ne rastin e negociatave.Shqiperine e zhduken nga harta edhe gjermanet, pas bythqirllikut te Kosoves. Te tjeret ne Europe,e kishin zhduk me kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *