• |
ide | kryesore

Reforma në drejtësi, Meta bën lëvizjen e radhës

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një ditë pas shqetësimit të Presidentit, i cili iu drejtua Këshilli i Lartë Gjyqësor për ta informuar në lidhje me vakancat për Gjykatën e Lartë, KLGJ ka lajmëruar një mbledhje ku do të hapet gara për emrat që do të duhen të konkurrojnë.

Në këtë takim do të bëhet i ditur sistemi i pikëzimit përmes së cilit do të filtrohen të gjithë gjyqtarët që do të shprehin interesin. Aktualisht Gjykata e Lartë funksionon vetëm me 2 anëtarë nga 9 që duhet të ketë. Madje qëndrimi në detyrë e kryetarit Xhezair Zaganjorit është apeluar në KPA. Edhe anëtari tjetër Ardian Dvorani është me mandate të përfunduar, por do të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësim.

Në këto kushte shqyrtimi i çështjeve është bllokuar, ndërsa numri i dosjeve ka shkuar në 32 muaj. 9 muaj nga krijimi Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vetëm vendime për komandimin e gjyqtarëve ne proceset që  kanë vështirësi në gjykime.

Ndërkohë që procesi për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatë të Lartë nuk ka përfunduar ndonëse kanë kaluar edhe afatet kushtetuese . Reagimi i presidentit Meta duket se ka vënë në lëvizje edhe Këshillin e Emërimeve në drejtësi, i cili do të mblidhet këtë të premte.

Anëtaret e KED do të takohen të premten ku mësohet se do të shpallin zyrtarisht nisjen e procedurave për vlerësimin, renditjen dhe pikëzimin e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Aktualisht Kushtetuesja ka vetëm një anëtar nga 9 që duhet të ketë, Vitore Tushën, që po ashtu është me mandat të përfunduar. Gjithashtu ditën e premte Këshilli do të zhvillojë dhe hedhjen e shortit për përcaktimin e relatorëve për pozicionet vakante.


5 Comments

  1. Kush po e negociion reformen ne drejtesi atehere?
    Zbatojeni o rilindas ashtu sic jane ligjet dhe te shkojne ne burg te gjithe, pa perjashtim. Kot ju them, se ju e humbet kohen. Procesin do ta ndiqni se shpejti, shume, por shume larg perimetrit te pushtetit. Reforma eshte e jona.
    Boll i zune hundet me dore amerikanet!
    Imagjino, keta kane cuar ne shtepine e bardhe Sajmirin dhe Taulantin!

  2. Ne nje vend rrumpalle te gjithe perfitojne.kombetare e nderkombetare horra. Njesoj. Mbushin valixhet dhe ikin. Populli zi e me zi.

  3. o Like horr floriri. qe ti se do reformen ne drejtesi kete nuk ka shqiptar qe se di. sa kishe gjin gjonin e plepave, fusje doren ne xhep dhe zgjidhje cdo problem me drejtesin, edhe kur te kapnin me presh ne dore, me ze e me figur. tani qe do ket persona me integritet, te ka kap tartakuti e do vdesesh nga meraku para se te ta bejn gjyqin.

  4. i thirri Llallat ti bej prap gjyqtar ky koklopa. po luan me zjerrin, ky horr do ket fundin me te keq ne krahasim me te tjeret. amerikoni e mori Monen dhe Lulin dhe i sqaruan. Burri jot i than te pares dhe baba jot i than te dytit do shkojn ne burg. ti lul behu edhe kryetar te facto ti mom ta gezosh lsi derisa te ket jet 8nja dy vjet dmth). Pastaj ne sken ngelet Rama me Lulin. Mbani mend keto fjal qe sapo thash.

  5. Dy shqiptare me integritet te larte moral. Ne mes te shqipove qe shquhen per integritet te larte moral. Dhe populli gezon qe ne gjirin e tij mban njerez plot integritet te larte moral dhe shoqeror.
    The End.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *