• |
ide | kryesore

Shkarkimi, anëtari i AMA-s do të hedhë në gjyq Kuvendin

Arkiva, Lajme, Të fundit


Zylyftar Bregu, anëtari i AMA-s, i shkarkuar nga Kuvendi, ka reaguar përmes një deklarate. Ai thotë se ky është një akt politik që synon të vërë nën kontroll Autoritetin e Mediave Audiovizive. Më poshtë deklarata e plotë e Bregut.

Një ditë pas Qeveria miratoi paketën që synon të rregullojë rregjistrimin e platformave elektronike (ose paketa anti-shpifje), Kuvendi miratoi me 81 vota shkarkimin tim si anëtar i AMA-s, me një argument të sforcuar për konflikt interesi! Të dyja këto akte politike kanë një lidhje!

Në kuadrin e këtij projekt-ligji që rëndon pozitën e gazetarëve në veçanti dhe shton kontrollin mbi informacionin në tërësi, rilindja kërkon që mazhoranca në AMA të jetë më e konsoliduar!

Për transparencë jam zgjedhur në këtë post (për mandatin e dytë radhazi) në korrik të vitit 2016, nga maxhoranca e atëhershme (PS-LSI). Edhe pse gjatë votimit plot 99 deputetë votuan pro kandidaturës, numër që është përtej kësaj aleance!

Tanimë që lufta politike po synon territore të reja, AMA është një nga institucionet e fundit që kishte mbetur jashtë kontrollit të rilindjes!

Sebepi është marrja e një sipërfaqe toke me qera, për të cilën Komisioni i Kuvendit anashkaloi institucionin e posaçëm që shqyrton konfliktin e interesit (ILDKPI/ Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave).

Sigurisht, siç e kam argumentuar edhe para Komisionit të Medias, unë do të ndjek rrugën gjyqësore për të fituar të drejtën dhe për të rivendosur në vend dinjitetin, duke premtuar edhe vazhdimin e angazhimit tim qytetar, shoqëror dhe administrativ!

Zylyftar Bregu


4 Comments

  1. Pirdhu o Zylyftar dhe ti se na duhen djem qe nai ka ber babai si p.sh. Gregu dhe pidhi i Anetes. Akoma se ke mar vesh mo qun se ky shtet do quhet shteti i Edvin pordhes?

  2. Ore Ripjerdhja este per tja qr, por edhe keta mutrit e LSI skane bere pak. Kur karin i gjeti ky pedagog ne TIrane 5 hektrare toke per te mbajtur dhi ne Skrapar?!!! Pse rastesisht ketij i jepen 5 hektare me cmime qesharake te mbaje dele dhe dhi dhe te tjereve jo?
    Krahas ketij eshte edhe Shaboni i LSI dhe mjaft morra te lsi te tjere qe kane marre toka dhe subvensione per serra dele dhi ferma etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *